e premte, 21 nëntor 2008
Inter-Juventus, një shekull rivalitet
Nga Trapattoni te Cannavaro, personazhet e futbollit italian që kanë veshur fanellat e dy klubeve.
Sfida e madhe ka filluar në vitin 1909. Interi dhe Juventusi janë përballur 205 herë në historinë e tyre, prej të cilave 150 kanë ndodhur në periudhën kur kampionati ishte me një fazë të vetme. Por në lojë nuk janë vetëm ndeshjet që kanë përcaktuar fituesin e titullit kampion, polemikat, një rivalitetit që zgjat pothuajse prej një shekulli. Interi dhe Juventusi kanë pasur shumë lojtarë në radhët e tyre, që kanë veshur si fanellën zikaltër edhe atë bardhezi. Me këta mund të krijohet një formacion që prek të gjitha epokat e futbollit italian, duke përjashtuar ata që do të jenë në fushë nesër në mbrëmje në “San Siro”.
MBROJTESIT - Në portë është Peruzzi, edhe pse me Interin ka luajtur vetëm një sezon kundër tetë të kaluara me bardhezinjtë, ku ka fituar tri kampionate, një kupë kampionësh dhe një interkontinentale. Ndërsa transferimi i Fabio Cannavaros nga Interi ka lënë pas shumë polemika dhe pendime. Ka qenë ai që ka kërkuar të shitej pas dy sezonesh jo shumë të mira te zikaltrit dhe me Juven ka fituar dy kampionate më 2005-n dhe 2006-n e që më pas u janë hequr bardhezinjve. Luigi Alemandi zë një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit italian.Luante te Juventusi, kur është korruptuar nga drejtuesit e Torinos për të shitur ndeshjen. Titulli kampion iu hoq Torinos dhe lojtari u skualifikua përjetësisht nga futbolli. Më pas u fal dhe kaloi tek Interi. Eshtë shpallur kampion bote me Italinë më 1934-n. MESFUSHA - Nuk mund të vihet në diskutim një mesfushëm e formuar nga Tardelli, Bardi dhe Baggio. Ndoshta është shumë sulmuese, por cilësia e kësaj tresheje është e padiskutueshme. Të përbashkët kanë faktin se kanë luajtur më shumë te Juvja dhe tek Interi kanë kaluar, pasi kishin dhënë maksimumin e tyre me bardhezinjtë. Në rolin e shkatërruesit Causio, që ka marrë suksese me Juven (6 kampionate), duke lënë shenjën e tij edhe me Interin.
SULMI - Qendërsulmuesi që s’ka rivalë është Boninsegna: shtatë kampionate me Interin dhe një titull kampion, tri sezone me dy kampionate të fituara, një Kupë UEFA dhe një kupë italie te Juventusi. Ndërsa rolin e sulmuesit të dytë e zë Serena. Ai ka luajtur shtatë sezone tek Interi, ku ka fituar një kampionat, një kupë UEFA, një italie dhe një superkupë italiane. Ndërsa te Juventusi dy sezone me një titull kampion dhe një Kupë Interkontinentale të fituar. TRAJNER - Në stol nuk mund të qëndrojë njeri tjetër, veç Giovanni Trapattonit. Në 13 sezone te Juventusi ka fituar 6 kampionate, një Kupë Kampionësh, një interkontinentale, një UEFA, një superkupë të Europës, dy kupa italie. Tek Interi kampionatet janë pesë: një titull kampion, një superkupë italiane dhe një UEFA. Jo keq për një njeri që si futbollist ka luajtur me Milanin.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment