Sulmuesi juventin: Megjithatë, kjo sfidë nuk do të jetë përfundimtare për sezonin.
Po afrohet sfida Inter-Juventus, derbi i parë i Italisë për Amaurin me fanellën bardhezi. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, - komenton braziliani, - por nuk do të japë verdikte përfundimtare për sezonin. Ne luajmë pak më mirë se Interi që, gjithsesi në Palermo luajti shumë mirë në pjesën e dytë. Do të parapëlqeja të fitoja kampionatin apo Championsin? Rëndësi ka të fitojmë një nga dy objektivat. “Dygolëshi”, pastaj, do të ishte fantastik!” Nesër Juventusi do të gjejë si kundërshtar Jose Mourinhon. “Është trajneri që më pëlqen, - vazhdon sulmuesi bardhezi, - sepse thotë gjithnjë atë që mendon. Dikujt kjo s’mund t’i pëlqejë, por unë theksoj se është një gjë e bukur, nëse një njeri sillet në këtë mënyrë.” Ndërsa në stolin bardhezi ulet “armiku” i Jose-së, Ranieri…” Deri në verë njihja vetëm historinë e tij. Tani po punoj me Ranierin dhe duhet të them se më ka ndihmuar shumë.” Megjithatë, kundërshtari më i rrezikshëm për Amaurin me shokë do të jetë me shumë mundësi Zlatan Ibrahimovic, i ardhur nga një dygolësh në Palermo. “Është e vështirë që ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, duke parë gjërat e mrekullueshme që ka bërë Cristiano Ronaldo, por uroj që t’ia arrijë në sezonet e ardhshme, sepse është vërtet lojtar i madh, -shton Amauri, që më tej përqendrohet te shoku i tij Aleks Del Piero. Në fillim kishim pak vështirësi, teksa luanim bashkë, sepse ai duhet të gjente gjendjen, por tani shkojmë shumë mirë. Nuk është aspak egoist në fushë. Kur të kthehet Trezeguet? Rikthimi i Davidit do të jetë vetëm një bonus, sepse ai siguron gjithnjë gola. E presim krahëhapur.” Objektivi ? Mes kampionatit dhe Champions League kë do të zgjidhte Amauri? “Unë dua të fitoj patjetër diçka, pasi s’e kam bërë ende, por një dopietë do të ishte vërtet fantastike për mua dhe Juven”.
e premte, 21 nëntor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment