e premte, 21 nëntor 2008

Del Piero, në gjueti të “rrjetës” së 6-të

Kapiteni bardhezi i ka shënuar 9 herë Interit, 5 gola i ka shënuar pikërisht në “San Siro”.

Nëse duhet të zgjidhet ndonjë lojtar kundërshtar për t’iu hequr Juves, Massimo Moratti do ta drejtonte gishtin pikërisht tek ai, Alessandro Del Piero. Ndërsa Giovanni Cobolli Gigli ëndërron një gol vendimtar në “San Siro” nga ana e Aleksit, ndoshta me goditje standarte, siç ka bërë rëndom javët e fundit kundër Realit me kompani. “Pinturicchio-ja” i ka shënuar 9 gola Interit në karrierën e tij (mes kampionatit dhe Kupës së Italisë) dhe të shtunën, në “San Siro”, gjithë sytë do të jenë të drejtuar nga Ale.
PROTAGONIST - Kapiteni bardhezi është në formë të shkëlqyer, nuk druhet nga përgjegjësitë që i takojnë dhe sfidat e mëdha zakonisht e ekzaltojnë. E ka nxjerrë Juventusin nga kriza e tetorit, falë golave të shumtë, dhe tani kërkon të shënojë edhe në “San Siro”. Një gjë të tillë e ka bërë disa vite më parë, më saktësisht më 12 shkurt 2006, në javën e 25-të të kampionatit italian. Goli i tij me goditje standarde e la palëvizur Julio Cesarin dhe i ngriu tifozët zikaltër, duke ia siguruar titullin (pastaj i hequr) Juventusit të Fabio Capellos. Tani del Piero është në gjueti “të mrekullisë” të 10-të personale kundër zikaltërve, është në kërkim të golit të 6-të në “San Siro” mes kampionatit dhe kupave. Claudio Ranieri do të synojë tek ai së bashku me Amaurin, dhe presidenti Cobolli Gigli e kandidon dyshen e sulmit bardhezi me një parashikim të prerë: “Besoj se në fund ndeshja do të përfundojë 2-1 për ne, golin e parë do ta shënojë Camoranesi.Pastaj do të barazojë Cruz, “macja jonë e zezë”; në fund do të jetë pikërisht njëri mes Amaurit dhe Del Pieros, që do të shënojë golin e epërsisë. Ibrahimovic vendimtar? Nuk ndjej keqardhje që e shita; do të shoh me vëmendje vetëm kapitenin tonë”. FORMACIONI - Asnjë dyshim në sulm, ndonjë pasiguri në mesfushë, lidhur me Camoranesin. Italo-argjentinasi është në gjendje të mirë; këtë e tregoi edhe kundër Genoas në kampionat, të enjten e shkuar. Ranieri duhet të vendosë, nëse do ta aktivizojë që nga minuta e parë mesfushorin apo të synojë te Marchionni (edhe ky mes më të mirëve ndaj Genoas). Poulseni po stërvitet me grupin prej disa ditësh dhe do të jetë gati për Interin, por në krah të Sissokos duhet ta nisë lojën portugezi Tiago. Ndërkohë, Jonathan Zebina ëshë operuar në Arexo, për të shëruar përfundimisht tendinën e gjurit që e mundon prej muajsh. Do të kthehet në fushë jo para 70-80 ditësh.

Nuk ka komente: