e mërkurë, 19 nëntor 2008
Trezeguet kthehet në stërvitje
Njoftohet se sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, nga e hëna do t’u bashkohet lojtarëve të tjerë në stërvitje. Francezi është jashtë fushe që nga dëmtimi i ligamentit të gjurit në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Zenit St Petersburg në shtator. Për shkak të këtij dëmtimi Trezegol është dashur t’i nënshtrohet operacionit dhe që pas operimit është duke shkuar në fizioterapi në Firence. Ndërsa të mërkurën është njoftuar se sulmuesi bardhezi në fillim të javës së ardhshme do të kthehet në Torino për të filluar stërvitjet dhe kthimin e formës, ndërsa ai do të mund t’i shërbejë Zonjës së Vjetër vetëm nga shkurti i vitit të ardhshëm, pasi që deri atëherë parashikohet të zgjat rikuperimi i tij i plotë.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment