e martë, 18 nëntor 2008

Juvja nuk duan ta shesin Tiagon ne janar

Sipas informatave nga mediat italiane, Juventusi ka refuzuar oferten e fundit per Tiagon e cila ka ardhur prej Monacos. Tiago Mendes kishte nje sezone fillestar tejet mizore me fanellen e Juventusit, nga e cila ishte i gatshem te largohet ne afatin kalimtar te veres. Por qekur i refuzoi Evertonin, Tottenhamin dhe Newcastlen, Tiago me ne fund kete sezone tregoi disa kualitete qe posedon. Tiago ishte pjese e formacionit baze te Ranierit ne ndeshjet e fundit te Serie A. Sipas Tuttosport forma e Tiagos eshte arsyeja qe drejtori sportiv Alessio Secco t'i refuzoje ofertat te cilat do te vijne per lojtarin ne afatin e janarit. Te fundit qe treguan interes per Tiagon eshte skuadra e Monacos.

Nuk ka komente: