e martë, 18 nëntor 2008

Nedved: Titulli vendoset ne maj, jo tani

Pavel Nedved e ka ulur disi tensionin e sfides Inter-Juve. “Ndeshja me e rendesishme do te fitohet ne maj, ndersa ajo e se shtunes ndaj Interit eshte vetem nje ndeshje qe vlen tre pike. Nuk e mbaj mend se c’beme vjet, duhet te kthejme faqe, ne do te shkojme atje per te fituar dhe nuk kemi asgje per t’i treguar askujt. Per titullin nuk e shoh Juven si favorite edhe pse mund t’i prishim pune disa skuadrave. Dhe per Championsin do te me vinte mire sikur te kishte te drejte Buffoni, sepse eshte nje veprimtari e vecante, ju e dini se sa e dua dhe do te bejme cmos per te ecur sa me para te jete e mundur”, - tha mesfushori i bardhezinjve.

Nuk ka komente: