Skuadra e Juventusit eshte ne kerkim te nje lojtari mesfushore pas gjithe baticave dhe zbaticave qe ka kaluar skuadra keto muaj te fundit, per shkak te demtimeve te lojtareve. Ne shenjestren e bardhezinjve nga Torino perseri gjendet emri i reprezentuesit te Bregut te Fildishte, Yaya Toure. Toure, i cili eshte duke luftuar per nje vend titullar tek skuadra e Barcelones, ka gjasa qe ne muajin janar te largohet nga Spanja per tu transferuar ne Itali (Torino). Ish lojtari i Monacos, i cili ne te kaluaren ka qene afer kalimit ne ekipin zikalter te Interit, tashme eshte synim i drejtuesve te Juves te cilet do te mundohen qe te bejne me te miren per ta transferuar lojtarin ne Torino. Kjo piste ka gjasa te shumta qe te realizohet qe ne muajin janar - shkruajne mediat spanjolle.
e premte, 28 nëntor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment