Ne prag te derbit te Italise, ajo ndermjet Interit dhe Juventusit e cila do te luhet te shtunen ne stadiumin Giuseppe Meazza te Milanos, tekniku bardhezi ka pergatitur municionin me te cilen do t'i ndeshet djemve te strategut portugez, Jose Mourinho. "Skuadra qe fiton nuk ndryshon"-ishin fjalet inicuese te juventinit. Ai parashikon nje ndeshje tejet te ashper dhe te ekuilibruar nga te dyja palet. "Do te jete nje ndeshje e cila luhet se paku dy here ne vit (duke perjashtuar Ligen e Kampioneve si dhe Kupen e Italise) e cila do te jete e ashpert ne cdo pozicion te fushes". "Giuseppe Meazza na jep frymezim dhe na shpie drejt enderres per te fituar" - shtoi Ranieri. Ne prag te kesaj ndeshje tekniku bardhezi eshte shprehur i qarte se padyshim rivalitetit te madh qe posedojne skuadrat ndermjet veti, ai udheton ne Milano per t'i fituar piket maksimale. "Udhetojme ne Milano qe t'i marrim tre piket, te cilat do te na shpiejne drejt piedestalit per te qene te paret ne renditje". "Interi eshte skuadra e cila do te jete me e favorizuar ne prag te kesaj ndeshje pasi qe luan edhe ne shtepine e tij, mirepo Juvja eshte gati t'i shkaktoje probleme si cdohere" - vazhdoi ai. "Une zgjodha djemte e mi me te cilet do t'i bej balle zikalterve". "Kam zgjedhur njezet djelmoshat e mi te cilet jane ne gjendje te mire fizikisht si dhe psiqikisht". "Per sa i perket formacionit, do te vendos disa caste para fillimit te ndeshjes, pasi qe te gjithe jane ne gjendje t'i ndihmojne skuadres ngaqe jane ne gjendje te mire". "Dilema me e madhe do te jete krahu i djathte i mesfushes, aty ku Camoranesi dhe Marchionni mbreterojne". "Mauro luajti gjithe ndeshjen per kombetaren e Italise te merkuren kunder Greqise dhe tregoi se forma e tij po shkon drejt permiresimit dhe ka gjasa qe ai te filloje titullar ndeshjen, mirepo per cfaredo rasti, kemi Marchionnin i cili cdohere tregon nje karakter te shkelqyer dhe jep maksimuimin e tij". "Ne porte do te jete austriaku Manninger, ndersa vijen mbrojtese do ta zoterojne Grygera dhe Molinaro ne krah, ndersa ne qender dyshja Legrottaglie dhe Chiellini. Mesfusha do tu takoje Sissokos dhe Tiagos ne qender, Nedvedi dhe njeri prej Camoranesit ose Marchionnit ne krah. Sulmin do ta perbejne kapiteni Del Piero dhe braziliani Amauri". Ne fund Ranieri komentoi dhe ceshtjen e Buffonit, per te cilin skuadra angleze me pronesi sheike, Manchester City jane te gatshem te ofrojne 75 milione euro te plota per ta sjelle ne radhet e tyre. "Buffoni eshte i Juventusit dhe nuk do te largohet nga ketu". "Ai e do kete klub dhe ne nuk kemi asnjefare mendimi per tu divercuar me te". "Ju siguroj se Gigi nuk do te largohet"- perfundir Ranieri.
Listen Anti Inter e perbejne:
Chiellini, Mellberg, Amauri, Iaquinta, Del Piero, Nedved, Chimenti, Manninger, Camoranesi, Marchisio, Giovinco, Grygera, Sissoko, Ekdal, Molinaro, De Ceglie, Tiago, Nocchi, Marchionni e Legrottaglie.
e premte, 21 nëntor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment