e diel, 23 nëntor 2008
Amauri: Do t’i jap mësim Ibrahimovicit
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, i ka paralajmëruar lojtarët e Interit se nuk do të kënaqet me një barazim, dhe thotë se do të jetë i gatshëm t’i japë mësim në disa gjëra, sulmuesit Zlatan Ibrahimivic, në ndeshjen derbi të javës. Amauri pritet të jetë partner i Alessandro Del Pierros në sulmin e sotëm në San Siro, kur Juventusi dhe Interi takohen në derbin e 151-të në Itali. Sulmuesi ka shënuar 8 gola në 18 ndeshje për bardhezinjtë, dhe kërkon golin e 9-të kundër nerazurëve. “Ky është viti i parë në Juventus dhe deri tash gjithçka shkon shkëlqyeshëm. Vërtet jam i lumtur. Shumë njerëz më krahasojnë me Ibrahimovic, që është një kënaqësi e vërtetë për mua, pasi ai është kampion, por do t’i tregoj se si jepen golat në San Siro”, ka shtuar Amauri. “Barazim? As nuk mendoj për këtë, luaj për fitore dhe mund të vërtetoj se i gjithë ekipi mendon si edhe unë”, ka përfunduar braziliani.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment