e martë, 18 nëntor 2008
“Asnjë pendim, kemi Amaurin”
Të shtunën, “Zonja e Vjetër” do të zbresë në “San Siro” përballë zikaltërve të Mourinhos, të udhëhequr nga një Ibrahimovic, i cili po e tregon veten të jashtëzakonshëm nga java në javë. Ibra është një “ish”, një nga kampionët e larguar prej Juventusit pas shpërthimit të skandalit të famshëm në Serinë A. “Çështja e Ibrahimoviç i takon së kaluarës, saktësisht vitit 2006. Një histori që të gjithë e njohim dhe që tashmë është e vjetër, pasi ka 2-3 sezone që ka ndodhur – shpjegon drejtori sportiv bardhezi. - Ne shohim përpara, pasi kemi marrë Amaurin, i cili zotëron cilësi të ngjashme me Ibran. Jemi të kënaqur me atë që kemi dhe nuk qajmë të kaluarën”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment