e diel, 30 nëntor 2008
Zola pranon se eshte i interesuar per Giovincon
Gianfranco Zola pranon se deshiron ta sjelle talentin e ri te Juventusit ne West Ham, por Zonja e Vjeter nuk mendon per shitjen e Giovincos. Perfaqesuesi i kombetares se Italise deri me 21 vjec mire eshte i njohur nga Zola ne kohen kur menaxheri i tanishem i West Ham ishte ndihmes i Pierluigi Casiraghit. "Ai ka mentalitet dhe teknike te behet njeri nder lojtaret me te mire ne bote, por e nevojshme eshte qe te luaje" - tha Zola. "Fakti qe i kremton golat e shenuar me doren mbi koken e tij per te bere shaka me gjatesine e tij, trekgon se ajo eshte dobesa e tij, por nga ajo rrjedhe edhe fuqia e tij, sepse eshte jashtezakonisht i shpejte". "Giovinco per mua eshte lojtare i cili mund ta beje dallimin, dhe mund ta ndryshoje rrjedhen e ndeshjes". "Per fat te keq, mendoj se Juventusi nuk duan te lejojne te largohet, sepse ai gjithsesi do te jete ne interes per sezonin e gjate dhe te panderprere". Trajneri i Juves, Claudio Ranieri pas mbarimit te ndeshjes se mbremshme me Regginan edhe njehere sqaroi se e ardhmja e Giovincos shtrihet ne Torino. "Tashme e derguam ne huazim vitin e kaluar per te perparuar. Tash eshte e nevojshme te luftoje per vend ne skuader". "Nuk ka logjike nga ajo te luaje 20 ndeshje ne skuader tjeter, sepse duhet te luftoje per vend ne skuader ketu ne Juventus". "Nuk do te jete lehte, sepse kjo skuader cdohere kerkon me shume dhe te gjithe lojtaret duhet te luajne mbi limitin".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment