e diel, 23 nëntor 2008
Sekreti i goditjeve te Del Pieros
Ne qendren sportive te Juventusit ne Vinovo ekziston nje fushe e vecante per kapitenin Alessandro Del Piero, ka bere te ditur e perditshmja italiane Tuttosport. Ajo eshte e perbere me porta ne te gjitha anet, ku sulmuesi ushtron goditjet e tij ne fund te stervitjeve te ekipit per te perfeksionuar ekzekutimin e goditjeve te lira. Eshte fushe e vogel, pak me e madhe se gjysma e nje fushe te zakonshme ne sintetike, ku Del Piero punon derisa bashkelojtaret e tjere jane ne zhveshtore apo nen dush. Ai eshte krejtesisht i vetem, pa portier apo njerez ne barriere. Aty lindin goditjet e tij te jashtezakonshme, te cilat kane lene "ne gjume" shume poriere gjate ketij sezoni. Te ndare ne kende te ndryshme, Del Piero vendos pese ose gjashte topa dhe i godet ata njerin pas tjetrit ne drejtim te portave. Ushtrimi sherben per precizitet dhe fuqi. Per ata fatlume qe mund te shikojne nga afer, duket pune e jashtezakonshme. Kur i praktikon ne fushe, te gjithe e shikojne te habitur.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment