e martë, 18 nëntor 2008
Moratti: Juventus,ki kujdes Ibran
Interi luajti mirë në Palermo. Bravo Ibrahimovic, por e gjithë skuadra bëri një paraqitje për t’u lavdëruar”. Presidenti i Interit, Massimo Moratti, s’e kursen vlerësimin për sulmuesin suedez, por i hedh sytë edhe nga sfida e së shtunës ndaj Juventusit. “Ç’i mungon Ibrahimovicit për të fituar ‘Topin e Artë’? Ndoshta një mbështetje e fortë nga ana e Federatës italiane, për të cilën luan. Edhe ne si skuadër do kërkojmë ta mbështesim, por do ishte mirë të kishte një shtysë më të madhe nga federata. Gjithsesi do të varet shumë edhe nga zgjedhjet e gazetarëve, veçanërisht të francezëve. Juve? Për traditën dhe për rivalitetin e vjetër që kemi me atë klub, përsa i takon titujve, është shumë e rëndësishme të fitohet ajo ndeshje. Po të kisha mundësi, bardhezinjve do t’u hiqja Del Pieron. Eshtë me të vërtetë i zoti dhe e meriton të gjithë simpatinë që gëzon”. Inter, Juventus e Milan duket se janë rikthyer të tria në garë për titull. “Ja ku jemi sërish aty afër... Mjafton një rrëshqitje dhe menjëherë të vijnë nga prapa. Eshtë interesante, pasi me këto tri klube në krye, jemi kthyer te tradita”, përfundon presidenti. “Nëse duam të fitojmë titullin, duhet të mposhtim bardhezinjtë. Juventusi është afruar në renditje dhe tani gjithçka mund të ndodhë, pasi kampionati është akoma i gjatë. Prandaj, prova më e madhe që na pret është ajo përballë juventinëve. Mezi po e pres”. Sulmuesi i Interit e sheh të rëndësishme atë sfidë, jo vetëm se do të luajë kundër së kaluarës, por edhe për të ruajtur kreun e renditjes. “Jemi në vend të parë dhe duhet të vazhdojmë kështu, pasi edhe Milani e Juventusi po na ndjekin hap pas hapi”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment