e martë, 18 nëntor 2008

Giovinco: Juventusi do ta mposhtë Interin

Ylli i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, mezi e pret ndeshjen e radhës kundër Interit këtë vikend, dhe llogarit se Zonja e Vjetër do ta turpërojë Interin të shtunën. Zonja e Vjetër është në rrugë për t’u ngjitur në maje të tabelës, nëse e mposht Interin të shtunën. “Juventus do të fitojë, nuk ka dyshime në këtë. Kush do t’i japë golat? Kjo është ca vështirë, por do ta shkruajë parashikimin tim në letër dhe do të flasim për këtë pas ndeshjes”, ka deklaruar me shumë vetëbesim Giovinco. “Do të doja të shoh një ndeshje me shumë gola, por kjo vështirë se do të ndodhë. Më shumë do të ketë një strategji dhe një urtësi se sa një lojë të hapur”. “Këtu futbolli është më ndryshe dhe ekipet frikohen se kush do të hapet i pari. Kjo vërtet është ca e mërzitshme, e pranoj. Në Primera ose Premierligë, gjithmonë shohim ndeshje emocionuese, nuk është si në Serie A”, shton mesfushori sulmues i bardhezinjve.

Nuk ka komente: