e diel, 9 nëntor 2008
Del Piero feston me gol, Juvja shënon fitore
Ikona e Juventusit Alessandro Del Piero e ka festuar ditëlindjen e tij të tridhjetekatër me një supergol në takimin të cilin Zonja e Vjetër e fitoi 2-0 kundër Chievos. Bradhezinjtë ishin skuadër favorite në këtë takim dhe shfaqën një lojë shumë më të mirë se kundërshtari i tyre i cili luante para publikut të vet. Në gjuajtje e lirë e akorduar pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, u shndërrua në gol nga mjeshtri i gjuajtjeve të lira, Alex Del Piero, dhe ky gol ishte dhurata më e mirë që mund t’ia jepte vetes për ditëlindjen e tij. Del Piero pati mundësinë ta shënonte edhe golin e dytë për Bianconerët pas një penalltie të akorduar për skuadrën mysafire për shkak të prekjes së topit me dorë nga Mantovani, mirëpo kapiteni parapëlqeu që t’ia jepte mundësinë Iaquintas të cilit qe një kohë i mungon goli. Gjuajtjen e ish-sulmuesit të Udineses e priti portieri i Chievos, Sorrentino, mirëpo Iaquinta ishte më i shpejtë dhe goditi sërish për ta shënuar rezultatin përfundimtar të takimit.
Të dhëna rreth ndeshjes Chievo - Juventus 0-2 (0-1).
Chievo (4-3-3): Sorrentino; Malagò, Mandelli, Yepes, Mantovani; Pinzi, Bentivoglio, Marcolini (79' D'Anna); Esposito (63' Luciano), Pellissier, Langella (63' Iunco). Ne dispozicione Squizzi, Cesar, Frey, Rigoni. Trajner Domenico Di Carlo.
Juventus (4-4-2): Manninger; Mellberg, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Tiago (83' Grygera sv), Sissoko (46' Ekdal), De Ceglie; Del Piero (87' Amauri sv), Iaquinta. Ne dispozicione Chimenti, Camoranesi, Giovinco, Rossi. Trajner Claudio Ranieri.
Arbitër kryesor: Luca Banti
Golashenues: 40' Del Piero (J), 54' Iaquinta (J).
Të ndëshkuar me karton të verdhë: Molinaro (J), Esposito (C), Legrottaglie (J), Chiellini (J), Langella (C), Tiago (J), Bentivoglio (C), Mantovani (C), Iunco (C), Ekdal (J).
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment