Ndërsa Liverpooli ka ngecur me kontratën e Rafael Benitezit, shtypi anglez ka njoftuar se Juventusi e ka shënjestruar trajnerin spanjoll.Sipas “The Sun”, Juve e ka zgjedhur Benitezin si zëvendësuesin e përkryer për Claudio Ranierin. Bianconerët janë në një fazë të vështirë në sezonin e ri, pasi që kanë shënuar tre barazime radhazi dhe një humbje, ndërsa fajtori kryesor është konsideruar Ranieri i cili e ka vënë në rrezik stolin e tij. Ndërkohë, e ardhmja e Benitezit në Anfield është vënë në diskutim, pasi që Të Kuqtë ende nuk kanë ndërmarrë diçka për kontratën e tij, pavarësisht se drejtuesit e klubit kishin premtuar se kontrata e tij do të zgjatet. Kontrata e Benitez në Anfield është valide edhe 18 muaj, mirëpo menaxheri spanjoll dëshiron të ketë siguri për të ardhmen e tij, ndërkohë që largimi i Benitezit në drejtim të Torinos do të thoshte largimi i Xabi Alonsos, të cilin Zonja e Vjetër e ka kërkuar me ngulm.
e mërkurë, 8 tetor 2008
Juve shënjestron Benitezin
Ndërsa Liverpooli ka ngecur me kontratën e Rafael Benitezit, shtypi anglez ka njoftuar se Juventusi e ka shënjestruar trajnerin spanjoll.Sipas “The Sun”, Juve e ka zgjedhur Benitezin si zëvendësuesin e përkryer për Claudio Ranierin. Bianconerët janë në një fazë të vështirë në sezonin e ri, pasi që kanë shënuar tre barazime radhazi dhe një humbje, ndërsa fajtori kryesor është konsideruar Ranieri i cili e ka vënë në rrezik stolin e tij. Ndërkohë, e ardhmja e Benitezit në Anfield është vënë në diskutim, pasi që Të Kuqtë ende nuk kanë ndërmarrë diçka për kontratën e tij, pavarësisht se drejtuesit e klubit kishin premtuar se kontrata e tij do të zgjatet. Kontrata e Benitez në Anfield është valide edhe 18 muaj, mirëpo menaxheri spanjoll dëshiron të ketë siguri për të ardhmen e tij, ndërkohë që largimi i Benitezit në drejtim të Torinos do të thoshte largimi i Xabi Alonsos, të cilin Zonja e Vjetër e ka kërkuar me ngulm.
Juventus paralajmëron përforcime në janar
Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Jean-Claude Blanc, ka pohuar se Zonja e Vjetër do të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të janarit.“Në të gjitha afatet kalimtare kur tregu i transferimeve është i hapur ekziston mundësia që të rritet kualiteti i skuadrës”. “Në janarin e vitit të kaluar me blerjen e Sissokos treguam se mund të reagojmë pozitivisht kur kemi nevojë për përforcime dhe për përmirësimin e skuadrës. “Kështu që edhe në janarin e ardhshëm do të kemi mundësinë që të reagojmë pozitivisht”, ka thënë Blanc. Mediat evropiane njoftojnë se Juve do të vazhdojë edhe më tutje t’i kërkojë lojtarët të cilët nuk mundi t’i transferojë në verë, siç janë Diego dhe Bastian Schweinsteiger.
“Merkatoja e gabuar çoi në krizë Juven”.
Ndonëse është shpallur si fajtori kryesor i penalizmit të Juventusit me zbritjen në Serinë B, pas skandalit të “Calciopolit”, Luciano Moggi, ishdrejtori i përgjithshëm i bardhezinjve nuk nguron të flasë për ish-skuadrën e tij. Aktualisht, “Zonja e Vjetër” po përjeton një krizë rezultatesh dhe si faktorin më të rëndësishëm të kësaj periudhe, Moxhi sheh merkaton e gabuar të zhvilluar gjatë kësaj vere nga pasardhësit e tij në shoqërinë torineze. “Edhe përpara se të fillonte ky sezon e kisha parashikuar se Roma nuk më bindte si rrjedhojë e një merkatoje të varfër. Për Juventusin, pavarësisht merkatos “milionere”, që për mua ishte krejtësisht e gabuar do më dukej shumë sikur djemtë e Claudio Ranieri të përsërisnin kampionatin e kaluar. Shumë shpreheshin të sigurt se, Juventusi do të konkurronte dhunshëm me Interin për fitimin e titullit kampion, ndërkohë që kanë kaluar vetëm gjashtë javë nga fillimi i sezonit dhe nga problemet e para, që lidhen me disa dëmtime, Juventusi nuk arrin të marrë dot as një barazim kundër Palermos. Humbja e javës së fundit ishte me të vërtetë vrasëse për të gjithë ambientin bardhezi, aq sa tashmë kjo skuadër përflitet të jetë në krizë, e cila nuk e dimë sesa do të zgjasë..”, shprehet në të përditshmen italiane “Tuttosport”, Luciano Moggi.
Lippi: S’është Ranieri arsyeja e krizës.
Ditën e djeshme Marcello Lippi ka hapur zyrtarisht përgatitjet e Kombëtares së kampionëve të botës në fuqi, në prag të dy sfidave kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi. Në konferencën për shtyp, tekniku i stolit italian ka sqaruar fillimisht përjashtimin e dy lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e para si kapitenin e Juventusit Alessandro Del Piero dhe mbrojtësin e Wolfsburgut, Andrea Barzagli: “Me Alessandron kam biseduar gjatë në telefon dhe i kam sqaruar arsyet e mosgrumbullimit të tij për dy sfidat e ardhshme. Ai është një person i drejtpërdrejtë dhe gëzon respektin maksimal nga ana ime, prandaj edhe unë kërkoj të jem gjithnjë transparent me të, ashtu si me të gjithë lojtarët e tjerë. Për dy sfidat e radhës dëshiroja të shihja në aksion disa lojtarë të tjerë, por kjo nuk do të thotë se Aleksi ka mbyllur hesapet me Kombëtaren. I kam transmetuar atij që të vazhdojë me të njëjtin ritëm që po paraqitet në ndeshjen e fundit, pasi në skuadrën time ka vend për të gjithë. Ashtu si me Aleksin, kam biseduar edhe Barzaglin. Ato të cilat ju deklaroj juve, ia kam theksuar edhe atij. Dua të shoh mbrojtësin e dy viteve me parë, plot grinte dhe entuziazëm, pasi unë besoj verbërisht tek Andrea”, tregon Marcello Lippi. Risitë në skuadër – Të rejat e fundit nga kampi i të kaltërve nuk janë të gjitha pozitive, pasi për dy sfidat e radhës, italianët do të zbresin në fushë pa Gigi Buffon e Mauro German Camoranesin, gjithsesi nga ana tjetër, janë plot katër debutues të thirrur në grumbullim nga Lippi, i cili nuk nguron të arsyetojë zgjedhjet e tij për cilindo: “Santacroce gëzon një fizik të shkëlqyer dhe një shpejtësi në veprim që më mahnit. Në mbrojtje mund të mbulojë disa pozicione. Besoj se me paraqitjet e tij e ka merituar një fanellë të Kombëtares. Maggio, ndonëse te Napoli aktivizohet në një rol që nuk ekziston në përfaqësuesen time, duke parë dëmtimin e Camoranesit m’u duk zgjedhja më e sigurt për të zëvendësuar atë. Pepe është një golashënues i lindur, por në të njëjtën kohë është shumë aktiv në mesfushë, duke mbyllur hapësirat. Një lojtar modern dhe nuk e fsheh faktin se më pëlqenshumë. Rossi është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe në sulm mund t’i mbulojë të gjitha pozicionet e mundshme. Me kalimin e viteve është konfirmuar dhe është pjekur shumë. Besoj se ka ardhur koha të luajë shanset e tij”, vazhdon drejtuesi i stolit “axurr”. Mesazhi për Ranierin – Përveç dy sfidave të radhës, Marcello Lippi është i mirinformuar edhe mbi gjendjen që po përjeton aktualisht ish-skuadra e tij, Juventusi. Nostalgjia për këtë shoqëri është e madhe dhe Lippi nuk nguron të mbrojë teknikun aktual të Juventusit, Claudio Ranieri: “Juvja do ta kalojë shpejt këtë situatë. Problemi kryesor? Nuk mendoj se kriza ka ardhur si rrjedhojë e ambientimit të vështirë ndërmjet veteranëve të skuadrës dhe talenteve të rinj, aq më pak nga drejtimi i Ranierit, por besoj se gjithë këto dëmtime brenda pak ditëve kanë bërë punën e tyre”, përfundon tekniku italian.
Paolo Rossi: “Mellberg e Poulsen, lojtarë që nuk bëjnë diferencën”.
Ish-kampioni i botës në Botërorin e vitit 1982 dhe ish-sulmuesi i mirënjohur i Juventusit, Paolo Rossi, nuk është shumë i lumtur për startin sezonal të bardhezinjve të Claudio Ranierit. Kritikat ndaj ish-skuadrës së tij nuk kanë të bëjnë absolutisht me drejtimin e teknikut aktual të “Zonjës së Vjetër”, por me merkaton e dobët të kryer gjatë kësaj vere. Paolo Rossi jeni i habitur nga kriza që po përjeton Juventusi? Për të qenë i sinqertë, po, ndonëse e prisja diçka të tillë. Çfarë kërkoni të thoni me përgjigjen tuaj? Duke përjashtuar Amaurin, drejtuesit e Juventusit duhet të ishin përqendruar të kërkonin disa lojtarë me cilësi më të mira se sa blerjet e fundit. Lojtarë si Poulsen e Mellberg nuk bëjnë diferencën në fushë. Tifozët bardhezinj kërkojnë “kokën” e Ranierit... Jemi vetëm në javën e gjashtë të sezonit dhe nëse unë do të isha drejtues i një skuadre, nuk do të guxoja një zgjidhje të tillë. Sigurisht që Ranieri mund të ketë gabuar në ndonjë kërkesë për merkaton, por gjithsesi nuk mund t’i vihet faji vetëm atij sepse skuadra aktualisht nuk di të luajë futboll. Zakonisht kur ndodh zëvendësimi në pankinë, skuadra reagon, apo nuk është kështu? Nuk ndodh gjithmonë kështu. Nuk është njësoj të zëvendësosh një trajner që nga pozicioni aktual të shpjerë Juventusin në zonën UEFA, ndonëse në përfundim të sezonit mund të sezonit të fitojë edhe titullin. Unë kam besim se Ranieri ka eksperiencën e duhur për të menaxhuar situata të tilla. Çfarë i mungon kësaj skuadre? Disa kualitete më shumë në mesfushë. Ishte shumë pranë Van Der Vaartit dhe Xabi Alonsos, gabime që u kushtojnë shtrenjtë drejtuesve bardhezinj. Nëse do të ishit ju në krye të kësaj skuadre, a do të riktheheshit në merkato në muajin janar? Sigurisht. Grupit aktual juventin i shërbejnë të paktën 3 lojtarë të rëndësishëm. Duket se polemikat kanë pushtuar ambientin juventin. Si dilet nga një situatë e tillë? I takon shoqërisë ta zgjidhë një problem të tillë. Dhe në fund, një këshillë për Del Pieron? Si kapiten dhe simbol i Juventusit, duhet të ndihmojë Ranierin për të bashkuar sërish grupin.
e martë, 7 tetor 2008
Ranieri rikonfirmohet ne stol
Administratori i deleguar, Jean Claude Blanc ka konfirmuar Ranierin ne stolin e skuadres torineze, duke hequr te gjitha hijet e dyshimit mbi te. Juventusi do vazhdoje te rrugetoje me projektin e nisur nga Claudio Ranieri. Humbja me Palermon ka lekundur poziten e trajnerit italian ne krye te bardhezinjve, por administratori i deleguar, Jean Claude Blanc ka konfirmuar Ranierin ne stolin e skuadres torineze, duke hequr te gjitha hijet e dyshimit mbi te. Ne nje interviste dhene per “Sky Sport 24”, drejtuesi juventin theksoi se Ranieri eshte njeriu i duhur per Juventusin. “Trajneri nuk do ndryshoje dhe kete e konfirmoj 100 %. Skuadra eshte e bashkuar dhe do te shkojme perpara me kete perberje”, theksoi Blanc, sipas te cilit, lojtaret duhet te bejne nje analize per ate cfare kane arritur deri tani. “Duhet te jemi te vetedijshem qe jemi Juventusi. Do shkojme perpara ne rrugen tone dhe me burimet tona, per te dale nga kjo gjendje dhe per t’iu rikthyer fitores”, perfundoi zyrtari i larte juventin.
Kriza e Juves: Reali, udhëkryqi i Ranierit
Pas humbjes 2-1 ndaj Palermos, bardhezinjtë përfundojnë në syrin e ciklonit. Nerva të ngritura në shtëpinë e Juves pas humbjes me Palermon, aq sa vetë Del Piero thërret grupin që të reagojë. Në fakt, kapiteni bardhezi ka lajmëruar se është koha për një mbledhje kokë më kokë mes stafit teknik, skuadrës dhe klubit, para se të shumohen objektivat sezonalë. Problemet e evidentuara në humbjen në Olimpico kundër palermitanëve janë të njëjtët të vërejtur edhe në javët e kaluara: Skuadra duket e shuar pas 6 javësh nga pikëpamja fizike dhe këtu vihet nën akuzë faza përgatitore, pasi për momentin janë gjithsej nëntë të dëmtuarit në shtëpinë bardhezi. Pa numëruar vështirësitë në krijimin e lojës, fryt edhe i një mesfushe të ndërtuar bashkë me blerjet e merkatos së fundit. Këto të fundit duken më shumë si shkatërruese se sa si njerëz që dinë të arsyetojnë, duke ndërtuar aksione goli. Dhe, si qershi mbi tortë, qëndron përplasja në dhomat e zhveshjes midis gardës së vjetër dhe teknikut, të ndodhur pas zhurmës së madhe të krijuar për shkak të rekordit negativ të pikëve, vetëm nëntë pas gjashtë javësh, për herë të parë që kur fitorja vlerësohet me tri pikë. Një miks shpërthyes për pankinën e Ranierit, edhe pse i konfirmuar gjithmonë në drejtimin e Juves nga presidentin Cobolli Gigli, por që mund të largohet nga detyra në rast se nuk do të arrijë të kualifikohet për në fazën e dytë të Champions League. Presidenti i bardhezinjve nuk e fsheh që Juventusi po kalon një periudhë të vështirë: "Që kur jam unë president, ka deklaruar numri një i bardhezinjve, ky është momenti më i vështirë nga pikëpamja teknike, edhe pse nuk mund ta harroj kurrë transfertën e Riminit, nga ku e kam filluar aventurën". Gigli e shikon si favor pushimin për impenjimet e kombëtares, i cili mund t‘i japë një dorë për të zgjidhur vështirësitë: "Do të marrim dhjetë ditë pushim, shpjegon ai, por të jetë e qartë që Ranieri nuk preket. Reali i Madridit do jetë deciziv për të ardhmen e trajnerit? Jo garë decizive, sepse nëse fitojmë, do të kualifikohemi". Kështu që vendimtare do të rezultojë sfida e dyfishtë me Realin e Madridit, ndeshja e parë e parashikuar më 21 tetor në Olimpico të Torinos. Përveç saj, sfida të rëndësishme do të jenë dhe ato të kampionatit, me Napolin, pasi pushimit, dhe derbi me Torinon. Zërat për një rokadë në pankinën e "Zonjës së Vjetër" njohin edhe kandidatët: flitet për Viallin ose Ferraran, në pritje të realizimit të ëndrrës Prandelli në sezonin tjetër, por edhe Donadoni ose Rijkaard. Por për momentin e lëmë të punojë Ranierin. Do të ketë mjaft probleme, por tekniku roman meriton të paktën pak respekt, për sa i përket asaj që ka demonstruar në sezonin e kaluar, kur e riktheu Juven në Evropë..
“Situata më e vështirë si president i klubit”
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka pranuar se situata që po kalon aktualisht ekipi i tij nuk është aspak pozitive. E megjithatë, ai shpreh gatishmërinë dhe besimin e duhur te drejtuesit aktualë dhe lojtarët. “Më duhet ta pranoj se situata që po kalojmë tani është më e vështira që nga momenti kur unë jam vënë në krye të klubit. Në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit kemi arritur të grumbullojmë vetëm nëntë pikë, të cilat janë shumë pak, duke pasur parasysh forcën dhe synimet tona për këtë sezon. Gjithsesi, është ende herët. Kemi ende mjaft rrugë për të bërë dhe ajo që na ndihmon, është fakti se kemi dhjetë ditë pushim, për të gjetur rrugën e duhur. Të gjithë duhet të gjejnë gabimet dhe të punojnë për t’i evituar në ndeshjen e ardhshme. Ne kemi lojtarë profesionistë dhe cilësorë, të cilët do e tregojnë forcën e tyre të vërtetë”, tha presidenti i bardhezinjve, Cobolli Gigli. Në fakt, në ndeshjen e kaluar, ata u mundën në mënyrë tepër zhgënjyese nga Palermoja. Megjithëkëtë, ajo që ka më tepër rëndësi për momentin është se presidenti juventin vazhdon të ketë besim të plotë te kreu i pankinës, Claudio Ranieri. “Do të ishte me të vërtetë një vendim i nxituar dhe i gabuar, nëse do të ndërroja trajner. Ranieri është shumë i zoti dhe me eksperiencë, prandaj kam besim se do të gjejë recetën e duhur për të kthyer skuadrën te fitoret”, deklaroi Cobolli Gigli, duke konfirmuar sërish Ranierin në krye të pankinës bardhezi.
Buffon dhe Camoranesi rreth një muaj jashtë fushës së gjelbër
Dyshja e Juventusit dhe e kombëtares italiane, Gianluigi Buffon dhe Mauro Camoranesi, do të mungojnë në tri deri katër javët e ardhshme. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur stafi mjekësor i kombëtares italiane. Sipas prof. Castellacit, këta futbollistë duhet të pushojnë për disa javë. “Buffoni ka tërheqje të shkallës së parë të muskulit në këmbën e tij të djathtë dhe do të jetë jashtë fushës së gjelbër për 30 ditë. Ndërkaq Camoranesi, i cili po ashtu ka probleme me muskulin e këmbës së djathtë, do të jetë jashtë fushës për 20 ditë”, ka theksuar prof. Castellaci.
e hënë, 6 tetor 2008
Diego dhe Tymoschuk per mesfushen
Diego mendohet si njeriu ideal per t’i dhene me shume fantazi mesfushes se pa organizuar, ndersa Tymoschuk do te sherbeje per te shtuar forcen e repartit me delikat te bardhezinjve. Loje e vaket, mesfushe e dobet dhe rezultate negative. Keto jane fjalet me te cilat mund te pershkruash Juventusin e diteve te fundit qe ka zhgenjyer, si ne arenen europiane ashtu edhe ne kampionat. Fajin kryesor per kete e ka organika e paplotesuar e bardhezinjve, te cilet kane hedhur serish syte nga merkatoja. Dy objektivat kryesore te klubit torinez jane ukrainasi Tymoschuk dhe braziliani Diego. Lojtaret ne fjale u afruan shume me Juventusin gjate veres, por Zeniti dhe Werder Bremen nuk leshuan per nje dore te hollash. Diego mendohet si njeriu ideal per t’i dhene me shume fantazi mesfushes se pa organizuar, ndersa Tymoschuk do te sherbeje per te shtuar forcen e repartit me delikat te bardhezinjve. Me hapjen e merkatos ne janar, drejtuesit e skuadres kane premtuar afrime, por nese duan qe ata te sigurojne keta dy lojtare, duhet te nxitohen, pasi si Diego ashtu edhe Tymoschuk, jane dy emra jo pak te lakuar edhe ne shoqerite e tjera europiane.
Ndeshja me Real Madrid vendimtare për Ranierin
Sipas medieve italiane, dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kampionëve, përballë Real Madridit, do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri. Juventusi filloi dobët sezonin e ri, pas të cilët janë edhe më të zëshme spekulimet për të ardhmen e trajnerit aktual, Claudio Ranieri. Humbja ndaj Palermos në fushë të vet, vetëm sa i shtoi edhe më shumë ato.Tuttosport ka publikuar sot se dy ndeshjet kundër Real Madridit të cilat pasojnë për Juventusin në Ligën e Kampionëve, do të vendosin fatin e ish-trajnerit të Chelseat.Sipas medieve italiane, drejtuesit e Juves tashmë kanë një listë të kandidatëve për të zëvendësuar Ranierin. Si të mundshëm janë Ciro Ferrara, Gianluca Vialli, Roberto Donadoni dhe Frank Rijkaard.Pas gjashtë javësh në Serie A, Juventusi gjendet në vendin e 11-të të tabelës, ndërsa jo aq mirë ka kaluar edhe në Ligën e Kampionëve, ku pas një fitoreje të vështirë ndaj Zenit St Petersbourgh, arriti të nxjerrë vetëm barazim në fushë të BATE Borisov.
Del Piero: “Problemet duhen biseduar hapur”
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, kërkon gjithmonë t’i thotë gjërat ashtu siç janë dhe pas disfatës me Palermon nuk nguron të theksojë se Juventusi është zhytur në një krizë rezultatesh: “Është e kotë të themi që problemet në lojën tonë nuk ekzistojnë, pasi rezultatet flasin qartë. Gjithsesi, nëse fshihemi duke thënë se do të rikthehemi së shpejti, nuk e kalojmë lehtë këtë gjë. Një problem sqarohet hapur, trajner, staf teknik e lojtarë dhe bisedohet se cila është mënyra më e mirë për të lënë prapa këtë moment të vështirë. Është e vërtetë që kohët e fundit kemi pasur shumë mungesa, por edhe impenjimi ynë duket që nuk ka qenë maksimal. Shpresojmë që me këtë ndalesë të kampionatit, të kemi reflektuar mbi gabimet tona dhe të rikthehemi skuadra e fortë e këtij fillimsezoni”, shprehet kapiteni juventin.
Prandellin në rast se Ranieri dështon
E ardhmja e Juventusit e ka që tani një emër dhe një mbiemër: Cesare Prandelli. Bëhet fjalë për një projekt, i cili është ende i fshehtë, të cilin drejtuesit bardhezinj po e çojnë përpara me mjaft nxitim. Prandelli e ka lënë të nënkuptohet në javët e fundit se mes tij dhe Fiorentinës ka diçka që nuk shkon. Ose më sakt, skuadra nuk ëhstë më tërësisht në duart e tij si një vit më parë. Ndrësa te Juvja, nuk janë edhe të kënaqur nga puna e Ranierit, dhe në rast se tekniku i bardhezinjve dështon këtë sezon, atëhere në kampionatin e ardhshëm “Zonja e Vjetër” do t’ia besojë stolin Prandellit.
“Zonja” në krizë, por Ranieri nuk preket
Humbja me Palermon shqetëson klubin. Presidenti Giovanni Cobolli Gigli: Projekti duhet të shkojë deri në fund!Klubi, në veçanti administratori i deleguar Blanc dhe drejtori sportiv Secco, nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë problem me Ranierin. Për skuadrën nuk kam çfarë të them mbi këtë temë, sepse janë 24-25 lojtarë.”Giovanni Cobolli Gigli konfirmon besimin e plotë të klubit ndaj trajnerit të Juventusit pas humbjes së “Zonjës” në “Olimpico” të Torinos me Palermon. Por nga ana tjetër, hap një skenar mbi marrëdhëniet mes Ranierit dhe futbollistëve, sidomos me “gardën e vjetër”. “Lojtarë si Buffon dhe Del Piero, - ka shtuar presidenti i Juves, - janë kolona të kësaj skuadre. Dhe ata e dinë që projekti ynë duhet të shkojë deri në fund me këtë trajner. Siç më tregoi një ditë Vialli për Juven e tij, edhe për këtë unë them mendimin tim sot (dje) pas humbjes: kjo skuadër do të bëjë gjëra të mëdha.” Ndërkohë, Alessandro Del Piero u përgjigjet kështu pyetjeve mbi zërat relativë për tension në skuadrën bardhezi: “Përkushtimi dhe dëshira për të fituar është e madhe. Juventusi është si shtëpia ime dhe e mbroj në maksimum. Për mua rëndësi ka kur m’i thonë gjërat në sy. Nëse ka probleme, duhet të flitet pa frikë, - shpjegon kapiteni juventin. - Duhet të shfrytëzojmë pushimin e ndeshjeve të kombëtares, duhet të punojmë dhe të përkushtohemi për të dhënë më shumë, jo vetëm lojtarët. Duhet të përmirësohemi dhe të rimarrim situatën nën kontroll.”
Claudio Ranieri duket i zemëruar për disa artikuj shumë kritik ndaj tij para ndeshjes me Palermon: “Nuk po ndodh gjë, - shpjegon trajneri. - “Të vjetërit” po bëjnë punën e tyre, ata nuk janë aspak kundër meje. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që shkruajnë gazetat, të cilat flasin se duket që po përgatisin terrenin… Në këto momente as rezultatet s’po na japin të drejtë. Ne do të ecim para, nuk mund të bëjmë gjë tjetër. Vijmë nga një seri ndeshjesh brenda pak ditësh, duhet të nxjerrim në pah forca të reja. Nuk ka asgjë, duhet të dimë të jemi të gatshëm të dalim nga çdo situatë, qoftë edhe e keqe.”
Tekniku bardhezi analizon më pas ndeshjen ndaj siçilianëve, ku Juvja mbeti me dhjetë lojtarë, për shkak të daljes me karton të kuq të Sisokos: “Të luash me dhjetë vetë nuk është e lehtë, por unë nuk dua të kërkoj justifikime. Në pjesën e dytë në inferioritet numerik, luajtëm më shumë ne sesa Palermoja, që pati meritën që na gjeti të papërgatitur në kundërsulm. Ishte një ndeshje statike.” Nedvedi dhe Camoranesi e nisën ndeshjen nga stoli dhe hynë në pjesën e dytë. Ranieri shpjegon: “Çeku duhet të riaftësohet pas shumë ndeshjesh. Camoranesi? Nuk ishte në 100% dhe parapëlqeva ta aktivizoj në pjesën e dytë.”
Italia: Lippi lë në shtëpi Del Pieron
Katër të reja nga trajneri “axurr” për sfidat e “Botërorit 2010″ me Bullgarinë dhe Malin e Zi.Nuk është kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero në listën e 23 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, për dy sfidat kualifikuese për “Botërorin 2010″, programuar për të shtunën, më 11 tetor, në Sofje kundër Bullgarisë dhe të mërkurën, më 15 tetor, në Lecce kundër Malit të Zi. Katër janë të rejat e Lipit: Fabiano Santacroce i Napolit, Giuseppe Rossi i Villarealit, Simone Pepe i Udineses dhe Cristian Maggio i Napolit. Janë të shumta, ndërkohë mungesat për shkak të dëmtimeve. Italia do të rifillojë pas dy ditësh ecurinë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Afrikës së Jugut pas fitoreve të arritura në shtator kundër Qipros dhe Gjeorgjisë. Për sfidën e dyfishtë kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi nuk do të jetë Aleks Del Piero, lojtari “i luksit” i lënë në shtëpi. Një mungesë e paparashikuar në të vërtetë, aq më shumë kur kapiteni juventin shënoi golin e barazimit të përkohshëm dje në humbjen kundër Palermos në Torino. Sulmuesi bardhezi po kalon një periudhë të mirë me klubin e tij, por ndoshta Lippi, si një ish-juventin, ka menduar më mirë ta lërë në shtëpi të stërvitet për të nxjerrë “Zonjën” nga kriza. Një lëvizje e ardhur ndoshta pas një marrëveshjeje mes të dyve, pasi Aleks Del Piero gjithnjë e ka pasur hapur derën e kombëtares me Lippin në stol. “Axurrët” do të grumbullohen sot pasdite në Koverçiano, ku nesër në mëngjes do të zhvillojnë stërvitjen e parë në orën 10:30. Nisja për në Sofje është programuar të premten, më datë 10 tetor.
Ja, lista e plotë e lojtarëve:
Portierë: Buffon (Juventus), Amelia (Palermo), De Sanctis (Gallatasaray); Mbrojtës: Bonera (Milan), Cannavaro (Real Madrid), Chiellini (Juventus), Dossena (Liverpool), Gamberini (Fiorentina), Santacroce (Napoli), Zambrotta (Milan);
Mesfushorë: Aquilani (Roma), Camoranesi (Juventus), De Rossi (Roma), Gattuso (Milan), Maggio (Napoli), Montolivo (Fiorentina), Nocerino (Palermo), Perrotta (Roma);
Sulmues: Di Natale (Udinese), Gilardino (Fiorentina), Pepe (Udinese), Giuseppe Rossi (Villareal), Toni (Bayern Munhen).
“Humbje që djeg, por do të reagojmë”
Claudio Ranieri është shumë i zhgënjyer pas disfatës kundër Palermos, por kërkon të qetësojë situatën duke premtuar se skuadra e tij do të reagojë pas ndalesës së kampionatit (si rrjedhojë e takimeve të Kombëtareve). Në të njëjtën kohë, tekniku bardhezi kërkon të përgënjeshtrojë konfliktet ndërmjet tij dhe veteranëve të grupit, pas rezultateve negative: “Nuk ekziston asnjë polemikë brenda grupit tonë. Te Juventusi të gjithë punojmë së bashku, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kalohen këto situata të vështira. Gjithmonë kam deklaruar se nuk kërkoj të shoh renditjen, pasi kemi ende shumë ndeshje në dispozicion për të reaguar kundrejt rezultateve të fundit dhe kundërshtarëve tanë. Shpresojmë që edhe ndalesa e kampionatit të na ndihmojë më shumë në rikuperimin e forcave dhe mbi të gjitha në rikuperimin e të dëmtuarve të shumtë”, thekson tekniku bardhezi. Pankina e Claudio Ranierit vihet gjithmonë e më shumë në diskutim pas rezultateve të fundit, por presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Cobolli Gigli, përgënjeshtron diçka të tillë: “Askush nuk është në diskutim te Juventusi, aq më pak trajneri. Thjesht duhet të reagojmë”..
Ranieri: Nuk kishim fat
Trajneri i rrezikuar i Juventusit, Claudio Ranieri, beson se skuadra e tij nuk kishte fat në humbjen e sotme 2-1 kundër Palermos në Stadiumin Olimpico të Torinos.“Humbja në shtëpi është shumë e rëndë, sidomos pas tri barazimeve radhazi”. “Ne e dëshironim fitoren, djemtë dhanë gjithçka, ndërsa Palermo shënoi pas të vetmes mundësi në pjesën e dytë”. “Nuk është lehtë të luash me një lojtar më pak. Mirëpo në pjesën e dytë, pavarësisht inferioritetit në numrin e lojtarëve, ne ishim shumë më të mirë në gjysmëlojën e dytë, por nuk kishim fat”, ka thënë Ranieri.
e diel, 5 tetor 2008
Presidenti i Juves nuk planifikon heqjen e Ranierit
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli nuk eshte i kenaqur nga ndeshja e sotshme e "bianconereve" me Palermon, ndeshje e cila u luajt ne stadiumin Olimpico ne Torino. Shefi i Juventusit i qetesoi pasionet dhe tha se nuk planifikon ta heqe dore nga trajneri Claudio Ranieri edhe perkunder mungeses se rezultateve pozitive ne kohen e fundit. "Sot eshte dite e pikelluar, sepse deshironim tre pike, ndersa ne fund ata shkuan tek Palermoja" - tha Gigli. "Mirepo te gjithe ne skuader duhet te bashkohemi dhe se bashku me trajnerin Ranieri te gjejme largimin nga situata" - mbaroi presidenti.
Juvja interesohet për “Henrynë e ri”
Sipas së përditshmes angleze News of The World, Juventusi inetresohet për francezin Gabriel Obertan. Sulmuesi 19-vjeçar i Bordaux mësohet se ka tërrhequr edhe vëmendjen e Chelseat, të Manchester Unitedit dhe të Real Madridit. Në vendin e tij ai cilësohet si pasardhësi i Tierry Henrysë. Juvja është duke menduar një gjë të tillë dhe në afatin kalimtar të janarit, drejtuesit bardhezinjë do të mundohen që të sigurojnë shërbimet e talentit të ri Obertan.
Juventusi shijon humbjen e parë
E vetmja skuadër nga top-katërshi i Serie A e mbetur pa humbje në këtë sezon të ri në Kampionatin italian, Juventus, ka pësuar humbje në shtëpi nga Palermo. Mysafirët shënuan të parët me anë të ish-sulmuesit të Juventusit, Fabricio Miccoli (24’), i cili pas vetëm disa minutash u largua nga ndeshja për shkak të lëndimit. Një gjuajtje e lirë para gjashtëmbëdhjetëmetërshit të mysafirëve, dhe kapiteni i Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, barazoi shifrat në 1-1 (39’). Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, mesfushori defansiv i Juves, Sissoko, bërë gabimin kryesor në ndeshje duke u përjashtuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa ky largim ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e këtij takimi. Në pjesën e dytë, Bianconerët ishin më të mirë në fushë dhe më shumë kërkues të fitores, mirëpo një renditje e gabueshme mbrojtësve bardhezi bëri që ata të ndëshkohen (81’) nga i inkuadruari në pjesën e dytë, Mchedlidze. Juventus u mundua më tej të ndryshonte diçka, mirëpo ky ishte veçse një dështim i radhës i Zonjës së Vjetër, që ia lëviz stolin trajnerit të shumëkritikuar javët e fundit, Claudio Ranieri.Detaje rreth ndeshjes: Juventus-Palermo 1-2 (1-1).
Golashenues: 23’ Miccoli, 39’ Del Piero, 81’ Levan Mchealidze.
JUVENTUS: Buffon; Grygera, Mellberg (33’ Salihamidzic), Knezevic, De Ceglie; Sissoko, Poulsen (66’ Camoranesi), Marchisio; Giovinco (81’ Nedved); Amauri, Del Piero. Ne dispozicion: Manninger, Chiellini, Molinaro, Tiago. Trajner Ranieri.
PALERMO: Amelia; Cassani, Bovo, Carrozzieri, Balzaretti; Nocerino (80’ Tedesco), Liverani, Bresciano (60’ Mchealidze); Simplicio; Miccoli (29’ Migliaccio), Cavani. Ne dispozicion: Ujkani, Dallafiore, Raggi, Guana. Trajner Ballardini.
Arbiter: Tagliavento nga Terni.
Karton te kuq: 41’ Sissoko.
Karton te verdhe: 36’ Sissoko, 51’ Grygera, 73’ Bovo, 76’ Amauri, 80’ Liverani.
Chiellini: Mos e fajësoni Ranierin dhe Del Pieron
Shtylla e mbrojtjes juventine, Giorgio Chiellini, mendon se drejtimi i gishtit kah Claudio Ranieri si fajtor kryesor për formën e dobët të Juves, nuk është e drejtë, dhe pohon se krejt skuadra e mbështet atë. “Raporti ynë me trajnerin është i shkëlqyeshëm. Jemi të gjithë në një barkë dhe po mundohemi të lëvizim në të njëjtin drejtim”. “Fatkeqësisht, nuk kemi arritur atë që kemi dashur në disa ndeshje, mirëpo askush nuk thotë se faji i takon trajnerit ose Alessandro Del Pieros”. “Dëshiroj t’i përkujtoj të gjithë se Del Piero është paraqitur mirë kundër BATE-s dhe të mos harrojmë tre pikët që na i siguroi kundër Zenitit”. “Problemi është se sezonin e kaluar jemi përqendruar vetëm në kampionat. Ndërsa këtë sezon luajmë çdo tre ditë, prandaj na duhet kohë që të adaptohemi”, ka përfunduar mbrojtësi italian.
e shtunë, 4 tetor 2008
Ranieri zgjedh djemte e tij per ndeshjen e se dieles
Claudio Ranieri ne prag te ndeshjes se gjiros se gjashte te kampionatit italian, po has probleme te shumta ne skuader. Lendimet si dhe rezultatet e fundit (duk barazuar tre ndeshje radhazi), ate e bejne te pasigurte per te ardhmen e tij ne Juventus. Do te jete pikerisht Palermoja e cila do te duhet te mposhtet nga bardhezinjte e Torinos, duke ditur se sicilianet jane ne nje forme te shkelqyer gjate javeve te fundit. Me Buffonin ne porte, mirepo me batica dhe zbatica ne mbrojtje, mesfushe dhe ne sulm, Juventusi i Claudio Ranierit do t'i beje balle Palermos se Bellardinit. Jorge Andrade, Jonathan Zebina, Cristiano Zanetti si dhe David Trezeguet, nje kohe te gjate jane te lenduar, mirepo nuk jane keta te vetmit te cilet nuk do te jene ne dispozicion per kete ndeshje. Nicola Legrottaglie dhe Vincenzo Iaquinta gjithashtu do te mungojne me Palermon. Qe te dy lojtaret kane pesuar lendim ne ndeshjen e Liges se Kampioneve kunder bjelloruseve te Bate Borisovit. Lajm i mire per Ranierin eshte se Chiellini do te jete ne gjendje t'i ndihmoje skuadres. Gjithashtu rikthehet Buffoni si nje kampion i madh. Ne sulm do te orvaten braziliani Amauri si dhe kapiteni Del Piero, te mbeshtetur nga talenti Giovinco, i cili do te zevendesoje cekun Pavel Nedved. Camoranesi do te orvatet nga ana e djathte. Christian Poulsen rikthehet pas atij pushimi ndaj Bates. Balotazhi do te jete ndermjet Marchisios dhe Sissokos. Mirepo perparesi ka maliani, i cili ne ndeshjen me Baten eshte dukur tejet i lodhur. Ne mbrojtje pritet qe Grygera, Mellberg dhe Chiellini, mirepo dueli do te vazhdoje ne anen e majte te mbrojtejes, ku gjenden De Ceglie dhe Molinaro. Do te jete edhe kjo nje dileme tjeter per Ranierin perballe ndeshjes me Palermon.Lista e lojtareve te ftuar nga Ranieri eshte kjo:
1 Buffon
3 Chiellini
4 Mellberg
7 Salihamidzic
8 Amauri
10 Del Piero
11 Nedved
13 Manninger
15 Knezevic
16 Camoranesi
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
30 Tiago
32 Marchionni
Iaquinta nuk luan me Palermon
Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta eshte lenduar dhe nuk do te luaje ne ndeshjen me Palermon ne kuader te gjiros se gjashte te Serie A, si dhe do te leshoje edhe ndeshjet me kombetaren e Italise kunder Bullgarise dhe Malit te Zi. Lajmin e ben te ditur trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri. "Iaquina u lendua ne ndeshjen me Bate Borisovin, ne te cilen shenoi dy gola. Sot u mundua te ushtroje me skuadren, por nuk arriti" - permendi Ranieri. "Ai sigurisht nuk do te luaje ndeshjen me Palermon, por edhe ndeshjet e Italise" - vazhdoi trajneri. Lojtari i dikurshem i Udineses ka probleme me muskulin e kembes se djathte. Keshtu, kapiteni Alex Del Piero do te zevendesoje ne formacionin baze te Juves dhe do te paroje me Amaurin. Talenti i ri Sebastian Giovinco gjithashtu nuk ushtroi gjate dites, por edhe perkunder saj, pritet qe neser te jete ne njembedhjeteshen e pare ne vendin e Pavel Nedevdit. "Giovinco ka problem te lehte, por neser do te luaje dhe ne besojme tek ai" - perfundoi Ranieri.
Ranieri nuk frikohet per te ardhmen e tij tek Juventusi
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri nuk eshte i brengosur per poziten e tij, shperndau Gazzetta dello Sport. Skuadra nga Torino neser pret Palermon ne ndeshjen e gjiros se gjashte te Serie A, te cilet se bashku me Napolin jane te vetmit pa humbje ne momentin, por jane ne vendin e 7 me 9 pike te fituara. "Nuk frikohem per te ardhmen time tek Juvja si dhe per paraqitjen ne vete skuadren. Prandelli, para punes te cuditshme ne Fiorentine njejte ishte nen presion, Spalletti para tre viteve gjithashtu, por cfare te them per dy javet e fundit te cilet i perjetoi Ancelotti - te gjithe ishin kunder tij. Por ajo eshte perditshmeri ne futbollin italian" - tha Ranieri. "E percolla ndeshjen Napoli - Palermo e cila me pelqeu shume. Sicilijanet e bene ndeshjen, por nikoqiret fituan dhe ketu eshte sharmi i futbollit" - perfundoi tekniku bardhezi.
Bufon: Duhet ta ndihmojmë Ranierin!
Nëse bardhezinjtë nuk e gjejnë fitoren edhe kundër Palermos, tekniku mund të rrezikojë stolin.Pas një starti që kishte ndezur zemrat e tifozëve, Juventusi, edhe pse nuk ka asnjë humbje për këtë sezon, po bën disa paraqitje zhgënjyese dhe nuk po arrin të fitojë. Nesër në Torino do të paraqitet Palermo, por Xhixhi Bufon nuk dëshiron të dëgjojë për ndeshje vendimtare. “Më duket sikur po luaj lojën e pjesëve, nuk fiton një ndeshje dhe të nesërmen e di që do të lexosh titujt kritikues të gazetave, prandaj shpesh më vjen të qesh. Por është e drejtë, besoj se trajneri ynë është njeri me eksperiencë, nuk kushtëzohet lehtësisht. Por edhe ne duhet ta ndihmojmë, duke fituar. Mbi ndeshjen me Palermon: “Ka një dëshirë të madhe për këtë ndeshje, për t’u futur në fushë dhe për t’u treguar të gjithëve se jemi sërish ne. Ankthi për paraqitjen vjen kur nuk je mësuar me fitoren ose kur këto nuk ndodhin shpesh, por, kur e njeh rrugën që të çon drejt fitores, ky ankth nuk të vjen”. Kundër Palermos, ndeshje vendimtare? “Shikoni, jeni ju që më fusni në krizë. Nuk kisha menduar që kjo ndeshje të ishte kaq e rëndësishme. Ka të njëjtën rëndësi të takimeve të tjera, nuk po e pres me ndonjë presion të madh, por me qetësi dhe shumë respekt për kundërshtarin. Kaq është e gjitha!”
AMAURI: UNE NUK SHOH KRIZE - Pasi vjen nga barazimet me Katanian, Sampdorian dhe Bate Borisov, Juventusi nuk duket se po kalon ndonjë moment pozitiv. Bardhezinjtë duken larg formës optimale që kanë treguar në fillim të sezonit, por, sipas Amaurit, të flasësh për krizë është pa vend. Sulmuesi brazilian, që ka qenë nga më të mirët në fushë deri tani, është i bindur se më shumë se gjendja e ekipit janë faktorë të tjerë që fshihen pas kësaj periudhe, ku mungojnë fitoret: “Unë nuk shoh asnjë krizë. Sigurisht, duhet të përmirësohemi, por kjo nuk është e lehtë, duke parë se kundërshtarët kundër nesh luajnë gjithmonë në maksimum. Megjithatë, mendoj se do të kthehemi nga pushimi për kombëtaret shumë të karikuar, si dhe po pres me padurim sfidën kundër Realit”.
Sulmuesi
Juventusi kërkon holandezin Pieters
Vazhdon “udhëtimi holandez” i shefit të ri të zbuluesve të Juventusit, Renzo Castagnini. Midis objektivave të bardhezinjve nuk bën pjesë vetëm sulmuesi i Ajaksit, Klas Jan Huntelaar, dhe organizatori i Feyenordit, Liroi Fer, por edhe një mbrojtës i ri, Eric Pieters 20-vjeçar, që luan me PSV. Lojtari është larguar këtë vit nga Utrekti për 3 milionë euro. Kështu ka dalë një emër i ri në shtëpinë e Juves për mbrojtjen; pavarësisht nga mosha e re, Pieters ka 50 prezenca në Kampionatin Holandez dhe në vitin 2007 ka fituar me Holandën Kampionatin Europian Under 21.
Del Piero-Nedved në stol kundër Palermos
Ranieri vendos të ndryshojë kundër Palermos, pas zhgënjimit në Champions.Pas tri barazimeve të njëpasnjëshme, Palermo paraqitet që tani si një test vendimtar për Ranierin dhe ekipin e tij. Klubi dhe tifozët pretendojnë një fitore që do të shmangte shpalljen e krizës, të zgjatur nga një cikël zhgënjyes ndeshjesh. I pamendueshëm një gabim tjetër, edhe pse ekipi rrezikon të paraqitet në këtë test me probleme në mbrojtje. Tifozët janë të zemëruar, sidomos me trajnerin. Drejtuesit janë të kënaqur me rezultatet pozitive, që kanë ardhur si pasojë e zgjedhjeve të trajnerit. Mbi të gjitha, formacioni i pamenduar mirë në ndeshjen e Minskut, si të ishte nënvlerësuar kundërshtari. Në plan të dytë vijnë ndërrimet, si ai i vonuar për Legrottaglien, që ka sjellë edhe golin, deri tek ato të Del Pieros dhe Nedved, që nuk ishin në një natë të mirë. Por drejtuesit nuk mund t’ia lejojnë vetes ta përkeqësojnë situatën dhe arsyetojnë. Falë gabimeve të kundërshtarëve, nuk është humbur asgjë, si në kampionat dhe në Champions. Bilancet bëhen në fund të sezonit ose, të paktën kur objektivat janë humbur, por jemi akoma larg nga kjo. Ky është momenti për të ndryshuar drejtim dhe klubi pret të shohë kurajë nga ana e Ranierit, edhe pse mund t’i duhet të bëjë zgjedhje të dhimbshme. Janë zgjedhje, mbi të cilat tekniku ka pak kohë që po mediton, por për të cilat mbase priste mbështetjen e klubit. Tani e ka, prandaj kundër Palermos shumë gjëra do të ndryshojnë. Me shifrat (pasimet e tri golave të fundit) Giovinco ka treguar se cilësia e tij tani është e domosdoshme. Del Piero ndërkohë, përveç golit të bukur kundër Zenitit, ka kohë që nuk shënon, ndërsa Nedved nuk po shkëlqen; kështu që njëri nga të dy do të ulet në stol, për t’i hapur vend talentit të ri. Madje, duke parë gjendjen e mirë të Iaquintas, ka mundësi që të përfundojnë të dy në stol. Për të dielën po formohet, me sa duket, një dyshe sulmi Amauri-Iaquinta, me Giovincon ne mbështetje, edhe pse nuk dihet se kjo mbështetje do të vijë nga qendra apo nga krahu i majtë. Jashtë dy shtylla, si Del Piero dhe Nedved, të lodhur nga ndeshjet e fundit. Janë këto zgjedhjet e vështira të Ranierit, i cili të enjten, para stërvitjes, i ka diskutuar me ekipin. Për një orë ka folur për gabimet e bëra kundër Bates, për të shpjeguar zgjedhjet e tij për ndeshjen kundër Palermos.
Edhe Mellberg gati
Chiellini “KO”, rikthehet Knezevic
Nuk ka paqe për Juven! Për një rikthim ka menjëherë një largim. Me Palermon Ranieri do të ketë në dispozicion Buffonin, por mbrojtja është në alarm. Pas Legrottaglies, i cili do të qëndrojë jashtë për tri javë, pas një tërheqje muskolore, marrë në Minsk, edhe Chiellini ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë. Dhimbja nuk ia ka lejuar të marrë pjesë në seancën stërvitore dhe paraqitja e tij të dielën është në dyshim. Kështu krijohen hapësirat për dyshen e qendërmbrojtjes të formuar nga Knezevic-Mellberg. Tekniku bardhezi shpreson akoma te rikuperimi i Chiellinit, edhe pse kjo varet nga dëshira e lojtarit për t’i shtrënguar dhëmbët edhe njëherë tjetër. Në rast mungese, zgjedhja e detyruar me Knezevic është Mellberg, për herë të parë bashkë në këtë pozicion. Një rrezik jo i llogaritur, që krijon pak tension në një periudhë pa shkëlqim për Del Pieron dhe shokët e tij. Ndërkohë që vazhdon rikuperimi i Zebinas, edhe pse nuk ndodhet te lista e të grumbulluarve. Pikërisht, kapiteni duhet ta nisë ndeshjen nga stoli, me Iaquintan dhe Amaurin, që formojnë dyshen sulmuese. Do të luajë, që nga minuta e parë, edhe Giovinco, i cili do të marrë vendin e Nedved.
Juve, “turnover” i detyruar ndaj Palermos
Të dielën pasdite, Juventusi do të kërkojë të lërë prapa tri barazimet e arritura në tri ndeshjet e fundit, por edhe situatën e vështirë që qarkullon këto ditë në ambientin bardhezi. Claudio Ranieri kërkon medoemos një fitore bindëse për të larguar zërat e fundit mbi pankinën e tij, ku hijet e Cesare Prandellit dhe kandidatëve të tjerë seriozë fillojnë ta shqetësojnë jo pak atë. Pra me pak fjalë, ndeshja ndaj Palermos nuk do të jetë vetëm sfida e Amaurit dhe e “ish-ëve” të tjerë, por pak e shumë e të gjithë Juventusit. Fatkeqësisht infermieria e bardhezinjve në ditët e fundit ka pasur një fluks të madh, ku përveç të dëmtuarve të rëndë, Andrade e Zebina, janë shtuar edhe Giorgio Chiellini e Nicola Legrottaglie, të kthyer me probleme pas transfertës në Ligën e Kampioneve kundër BATE Borisovit. Në këtë mënyrë, të vetmit qendërmbrojtës të mbetur në dispozicion të Ranierit janë Knezevic e Mellberg, ndërkohë që për krahun e majtë janë në balotazh Molinaro e De Ceglie dhe në të djathtin, Grygera e Salihamidzic. Gjithsesi, problemet nuk përfundojnë këtu. Paraqitjet e fundit jo shumë pozitive të Del Pieros e Nedvedit kanë bërë që tekniku bardhezi të mos besojë për sfidën ndaj Palermos te dy veteranët e skuadrës. Ata do të zëvendësohen respektivisht nga Ia1uinta e Giovinco, duke shpresuar që këtë herë Ranieri të ketë rrezikuar drejtë me zgjedhjet e tij.
Juventusi, mbrojtje me “paterica”
Ekziston një rrotacion të cilin Claudio Ranieri nuk ka dëshirë ta përdorë asnjëherë... Eshtë ai i detyruari dhe sidomos në repartin e mbrojtjes, për shkak të dëmtimeve. Nga fillimi i sezonit deri më sot, nuk ka pasur paqe për repartin e prapavijës së Juventusit dhe ndaj Palermos, përpara Buffonit, do të ketë sërish ndryshime. Trajneri bardhez ka shumë pak alternativa dhe është i detyruar t’i besojë dyshes Knezevic-Mellberg, duke parë se si Legrottaglie, ashtu edhe Chiellini kanë probleme fizike. Pra, kurioziteti është i lidhur me faktin se në pesë javë të zhvilluara deri tani, mbrojtja e “Zonjës” ka pësuar një “metamorfozë”. Përveç Grygeras, i impenjuar në të gjitha sfidat e kampionatit dhe Champions, përveç se në ndeshjen me Cagliarin, siguritë janë të vogla. Një nga këto është Buffon, por numrit “1” iu desh të tërhiqej për një problem muskulor. Në të majtë Molinaro dhe De Ceglie janë alternuar, por asnjëri nuk është ende në formën më të mirë. Por, surpriza e vërtetë është dyshja e qendrës. Dy titullarët, Legrottaglie dhe Chiellini kanë luajtur bashkë vetëm dy ndeshje nga shtatë të mundshme. Chiellini, pas dëmtimit që pësoi në fillim të sezonit, u kthye me Udinesen, por është ende në konvaleshencë dhe me Baten ka pësuar një tjetër dëmtim, edhe pse të vogël. Nuk do të jetë ndaj Palermos, ashtu si Legrottaglie, që do të mungojë 20 ditë. Pra, duket se dyshja e qendrës do të jetë Mellberg-Knezevic.
Del Piero e Ranieri, "shkëndija" në stërvitje
Forma e dobët e sulmuesit në ndeshjet e fundit solli një debat të ashpër me trajnerin. Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, i ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me trajnerin Claudio Ranieri. Sipas të përditshmes torineze "Tuttosport", ata ishin protagonistë të një debati të ashpër gjatë stërvitjes së të enjtes. Tensioni konfirmon momentin e keq të bardhezinjve: ata nuk fitojnë prej tre ndeshjeve radhazi, dy në Serinë A dhe një në Ligën e Kampioneve. Gazeta pretendon se gjatë seancës së pasdites, Ranieri grumbulloi skuadrën për t‘i folur rreth problemeve që ai kishte vërejtur dhe se çfarë nuk po funksionon. Megjithatë, vërejtjet nuk u pritën mirë nga Del Piero, i cili u përgjigj: "Nuk jam unë problemi". Pas kësaj shkëndije, kapiteni dhe trajneri diskutuan për afro dhjetë minuta, por kjo nuk shërbeu për të sheshuar kontradiktat. Në fund, Del Piero u pa të largohej dukshëm i mërzitur nga fusha stërvitore. Sipas raportimeve pranë "Zonjës së Vjetër", Ranieri është i pakënaqur nga forma e Del Pieros në ndeshjet e fundit, ku përveç shkëlqimit sulmuesit i ka munguar edhe goli. Rrjeta e tij e vetme në këtë sezon është regjistruar në takimin e parë të Ligës së Kampioneve, që bardhezinjtë fituan 1-0 me Zenitin. Sipas të gjitha gjasave, "Pinturicchio" nuk do të jetë pjesë e skuadrës për transfertën me Palermon. Në këtë takim nuk do të luajë as çeku Pavel Nedved.
Dallim i madh financiar per kontraten e Giovincos
Mediat italiane lajmerojne se ekzistojne dallime te medha financiare ndermjet kerkeses se Giovincos dhe ofertes se Juves. Lojtari nga radhet e mesfushes para ndeshjes me BATE Borisov theksoi se nuk ka kurrfare probleme dhe se se shpejti do te beje nenshkrimin e kontrates se re. Corriere dello Sport thekson se ende ekzistojne dallime te medha ne oferten dhe kerkesen ne kuader te kontrates se re te Giovincos. Gazeta thote se Juvja eshte teper e kujdesshme rreth gjithe situates sepse mund te perballet me probleme tjera te brendshme. Giovinco kerkon kontrate 5-vjecare me page fillestare prej 1 milione euro, mirepo drejtesia e Zonjes se Vjeter ofron shume me pak, 500 000 euro per vitin e pare dhe rritje te pages ne vitet e ardhshme. Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco nga njera ane dhe Pasqualin dhe Andrea D'Amico nga ana tjeter se shpejti ne nje mbledhje do te mundohen t'i zgjidhin dallimet.
Buffon: Të fitojmë njëherë, pastaj flasim
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se skuadra e tij duhet t’i lë pas vetes problemet aktuale dhe të përqendrohet te fitorja e domosdoshme kundër Palermos. “Duhet t’u kthehemi fitoreve sa më shpejt që është e mundur. Pikët kundër Palermos janë shumë të rëndësishme”. “Njëherë duhet të fitojmë, dhe pastaj do të ulemi të gjithë bashkë dhe do diskutojmë për gjërat të cilat na pengojnë dhe nuk na lënë të kemi sukses”, ka thënë portieri më i mirë në botë.
e premte, 3 tetor 2008
Juve: Ranieri rrezikon, gati Ferrara
Tekniku i Juventusit rrezikon stolin, pas tri barazimeve zhgënjyese në kampionat dhe Champions.Zërat janë të bujshme: Claudio Ranieri rrezikon vendin! Nëse largohet, është gati ta zëvendësojë Ciro Ferrara. Tri barazimet radhazi të Juves (Catania, Sampdoria, Bate Borisov) e kanë vënë në rrezik stolin e teknikut roman. Claudio Ranieri, për momentin, është një trajner i kontestuar e i kontestueshëm. Por mbase nuk ndodhet akoma në rrezik. Për dy arsye:
1) Rezultatet e Juventusit nuk janë aq alarmuese sa t’i vënë në rrezik objektivat e klubit, duke parë se në kampionat diferenca me vendin e parë është vetëm tri pikë (vetëm një larg Interit) dhe në Champions Ligë vendi i dytë duket i sigurt.
2) Nuk ka alternativa bindëse për të marrë drejtimin e ekipit, vetëm nëse i bihet shkurt: marrja e një trajneri të përkohshëm. Por nuk diskutohet se Ranieri ndodhet në një udhëkryq në aventurën e tij me bardhezinjtë: të dielën duhet të fitojë. Këtë herë nuk janë të rëndësishme vetëm tri pikët, por edhe mënyra e lojës. Nevojitet një fitore, që të mos ndiqet nga “nëse” dhe “por”; duhet një lojë totale e ekipit, si dhe duhen golat… Nëse do të vazhdonin njëri pas tjetrit rezultatet negative, do të bëhej i domosdoshëm një ndërrim në drejtimin e ekipit. Me kë? Zgjidhja është në shtëpi: Ciro Ferrara, që ka marrë diplomën në kursin special të zhvilluar në Koverçano, që është simbol fitues i Juventusit modern, i cili ka fituar një Botëror, si zëvendës i Lippit, që ka zemër, karakter dhe pëlqehet nga grupi. Me senatorët e Juves ka luajtur dhe ka kaluar ditët; do të ndiqej dhe do të ndihmohej, pa dyshim nga ata. Përndryshe? Pa punë ndodhet Roberto Donadoni, një ish-trajner i kombëtares. Për të Juventusi kishte menduar për të drejtuar në vitin e tmerrshëm të Serisë B, por, në momentin e fundit është preferuar Didier Deshamps.
REBUSI “GIOVINCO” - Një problem i bukur: ja ç’është për Ranierin Giovinco! I bukur, sepse më i vogli që ka në dispozicion po tregohet i çmueshëm midis të mëdhenjve. Në dy ndeshje ka dhënë tri pasime fituese dhe po aq që nuk janë përfunduar siç duhet. Krim, ta lësh në stol! Por Giovinco paraqet një problem, sepse është e komplikuar t’i gjesh një vend me këtë modul loje, midis shumë kampionëve. Në Minsk, për të mos hequr dorë nga asnjëri prej tyre, trajneri në fund i ka shkelur bindjet e tij, para së gjithash, ekuilibrin: 5 elementë ofensivë dhe vetëm një mesfushor shkatërrues në mes të fushës, vetëm që të hiqje dorë nga Marchisio, ishte më e thjeshtë? Apo nga ideja se kundër një ekipi bjellorus mund të bëheshin pa problem eksperimente? Vështirësia e zgjidhjes duket nga fakti se me Giovincon, pavarësisht paraqitjes së tij, Juventusi ka marrë dy barazime të rrezikshme, me Catanian në shtëpi dhe me Bate Borisov. Por nuk është ai shkaku i humbjes së ekuilibrit. Lojtari ka treguar se e meriton një vend në ekip. Po ku, në vend të kujt dhe me çfarë ndryshimi taktik? Një dhimbje koke që, ndër të tjera, komplikohet nga shtyrja e vazhdueshme e rinovimit të kontratës. Do të bëhet, sigurojnë palët, por që nuk janë kaq afër. Ajo e lojtarit, e mbështetur te paraqitja e tij, qëndron e vendosur në kërkesën e një milion eurove në sezon, ndërsa klubi ngulmon në një ofertë lineare ose, pak më të lartë se ajo e të rinjve të tjerë. Kjo nuk pëlqehet nga Giovinco, që po ndjek gjithmonë e më shumë rrugën e Balotellit dhe Giuseppe Rossit, edhe për shkak të një imazhi më komercial. Juvetusi dhe agjentët e lojtarit do të takohen sërish javën e ardhshme.
Amauri: Palermo? Nëse shënoj, nuk festoj!
Sulmuesi premtonKëtë herë nuk është e njëjta frazë banale. Midis Amaurit dhe Palermos ka qenë një lidhje e vërtetë dhe disa ndjenja mbeten përgjithmonë, edhe kur kilometrat që i ndajnë janë të shumta. Nga ana tjetër, ashtu siç këndonte edhe i madhi Modunjo, “largësia është si era, shuan zjarret e vogla, por ndez ato të mëdha… ato të mëdha”. Kështu që nuk habit, në prag të ndeshjes së bardhezinjve me Palermon, fraza e brazilianit që bën premtimin, për të cilin askush në Sicili nuk dyshonte: “Po shënova, nuk do të festoj!”. Një ndjenjë reciproke, duke parë se asnjë tifoz i Palermos nuk mund ta harrojë përkushtimin ndaj fanellës që ka treguar ai lojtar që mbulonte repartin e sulmit i vetëm. Ndër mbështetësit e Amaurit qëndron edhe presidenti Maurizio Zamparini, i cili kritikon klubin bardhezi për trajtimin që po i bën ish-lojtarit të tij: “E kam parë në Champions dhe më ka ardhur keq që ka luajtur vetëm pesë minuta. Me sa duket, te Juventusi ekzistojnë disa hierarki… Unë jam tifoz i tij, por nuk mund të jem i tillë kur ai luan kundër Palermos. As unë, as Ballardini nuk kemi fituar ndonjëherë në Torino, por mbase këtë herë tabuja do të thyhet…”.
Ranieri probleme në mbrojtje
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, do të duhet të luajë pa mbrojtësit kryesorë të Zonjës së Vjetër në ndeshjen kundër Palermos. Juventusi është përballur me një numër të madh lëndimesh në këtë fillim sezoni, ndërsa tani zgjedhjet e Ranierit janë kufizuar edhe më shumë pasi Giorgio Chiellini është lënduar sërish në stërvitjet e të enjtes. Faqja zyrtare e Juves ka njoftuar se edhe Chiellini edhe Vincenzo Iaquinta, duhet të bëjnë disa teste për ta vlerësuar kondicionin e tyre për ndeshjen e fundjavës. Mbrojtësit Nicola Legrottaglie dhe Jonathan Zebina, mesfushori Cristiano Zanetti dhe sulmuesi David Trezeguet, të gjithë janë të lënduar, mirëpo një lajm i mirë është rikthimi i portierit, Gianluigi Buffon. Kjo do të thotë se Ranieri do të detyrohet në mbrojtje t’i inkuadrojë Olof Mellberg dhe Dario Knezevic.
Amauri: Nuk ka krizë
Sulmuesi i transferuar këtë sezon te Zonja e Vjetër ka pohuar se Bianconerët nuk janë në krizë. Juventusi ende nuk ka humbur këtë fillimsezoni, as brenda as jashtë, mirëpo kanë bërë disa paraqitje të dobëta duke barazuar në tri ndeshjet e fundit, përfshirë edhe barazimin turpërues ndaj BATE Borisov me rezultat 2-2. Mediat e kanë kritikuar shumë Juven duke pohuar se skuadra është në krizë, derisa Ranieri e rrezikon punën nëse nuk shënon fitore kundër Palermos këtë vikend. Megjithatë, Amauri, i cili ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Bardhezinjve deri më tani, ka mohuar të ketë krizë në skuadrën e tij. “Gjithçka është në rregull. Ne jemi në fillim të sezonit dhe nuk mund t’i kuptoj të gjitha këto që i thonë mediat për krizë”. “Secila skuadër kur luan kundër nesh e jep maksimumin e mundshëm, dhe kështu ndodhi edhe kundër BATE Borisovit. Ata avancuan 2-0, mirëpo ne treguam fuqinë tonë duke e barazuar rezultatin”, ka përfunduar braziliano-italiani.
e enjte, 2 tetor 2008
Zyrtare: Legrottaglie rinovon kontraten me Juventusin
Nicola Legrottaglie sot ka rinovuar kontraten e tij me klubin bardhezi deri ne vitin 2011. Legrottaglie arriti ne Juventus ne vitin 2003 nga deshira e trajnerit Marcello Lippi, ndersa me ardhjen e Fabio Capellos ai hasi ne probleme dhe eshte dashur qe te huazohet ne Bologna dhe Siena. Keshtu qe ne vitin 2006, atehere kur Juvja perjetoi ferrin e saj, Nicola iu rikthye Juves dhe qe atehere eshte njeri nder lojtaret me te pergatitur te Juves. Me ardhjen e teknikut Ranieri, Legro ka filluar nje epoke te re futbollistike dhe tashme ai eshte shtylla e mbrojtjes se Juves se bashku me Giorgio Chiellinin. Mu per kete shkak drejtuesit e klubit vendosen qe t'ia vazhdojne kontraten 32-vjecarit edhe per nje vit. Nuk jane permendur shifrat e perfitimit vjetor te mbrojtesit, mirepo kryesorja eshte se ai ka rinovuar kontraten dhe mendohet se karriera e tij do te permbyllet pikerisht ne skuadren me te forte italiane. Lojtari ne momentin eshte duke u rikuperuar nga lendimi qe pesoi ne ndeshjen me Baten dhe pritet te kthehet ne fushat e gjelberta ne ndeshjen derbi ndaj Realit te Madridit. Kontrata Nicolas i ka perfunduar ne vitin 2010, ndersa me rinovimin e ri ate e con drejt lojtareve kyc te Zonjes. Edhe vete lojtari eshte i lumtur nga kjo kontrate dhe theksoi se: "Edhe ne qofte se nuk do te isha ne planet e Ranierit ne te ardhmen, asnjehere nuk do te kisha kerkuar largimin nga ky klub, sepse Juventusi per mua eshte gjithcka dhe nuk kam t'ia ktheje keshtu u shpreh ai. Gjithashtu italiani vazhdoi se deshira e tij e madhe eshte qe te mbyll karrieren pikerisht ne Torino, ne nje skuader aq te madhe sic eshte Juvja" - perfundoi emocionalisht mbrojtesi juventin, Nicola Legrottaglie.
Legrottaglie 20-25 dite pushim. Chiellini lendohet ndersa rikthehet Buffon
Juventusi assesi t'i jape fund problemeve qe po has ne ndeshjet e kampionatit dhe Championsit, tashme edhe lendimet ne kete skuader jane bere loje perditshmerie per Ranierin. Claudio Ranieri eshte ne nje presion te madh diteve te fundit, pasi qe skuadra e tij ka filluar te barazoje ne 3 ndeshje radhazi, dhe i eshte derguar nga drejtuesit dhe tifozet e klubit se vetem fitorja ndaj Palermos mund t'ia zgjase bashkejetesen me bardhezinjte. Lajme te keqija per Ranierin jane lendimet e dyshes se mbrojtjes Legrottaglie dhe Chiellini. Qe te dy pesuan lendime gjate ndeshjes ne Ligen e Kampioneve me Bate Borisovin. Nicola Legrottaglie sipas analizave do te duhet te pushoje rreth 20 deri 25 dite. Ai nuk do te jete ne gjendje t'i ndihmoje skuadres se tij ne ndeshjet me Palermon, Napolin si dhe ndeshjet me kombetaren e Italise. Pritet qe Legrottaglie te rikthehet ne ndeshjen e Liges se Kampioneve kunder Realit te Madridit, e cila do te luhet me 21 tetor. Edhe Giorgio Chiellini ka hasur probleme ne gjurin e tij dhe do te jete ne dyshim pjesemarrja e tij ne ndeshjen e se dieles, ku Juvja me nje presion te madh do te prese sicilianet e Palermos. Lajm i mire per Claudio Ranierin do te jete rikthimi i portierit Gianluigi Buffon, i cili ne tre ndeshjet e fundit eshte dashur te rikuperohet.
Del Piero mendon për dy sfidat me Realin
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ende nuk është në formën e tij më të mirë, por shpreson se së shpejti do të arrijë në nivelin e edicionit të kaluar. Ndonëse skuadra e tij nuk arriti të marrë më shumë se sa një barazim me Bate Borisovin, Del Piero shikon përpara në sfidën e ardhshme ndaj Real Madridit dhe beson te kualifimi në fazën e ardhshme. "Ndeshja kundër Bate Borisov ishte e vështirë dhe ne me mjaft mund arritëm të marrim një pikë. Megjithatë, rruga në Ligën e Kampionëve është ende e gjatë dhe tash duhet të shohim përpara në dy ndeshjet me Real Madridin, fillimisht në shtëpi e pastaj si mysafirë. Ka ardhur koha për t'u përmirësuar dhe duhet ta bëjmë këtë. Duhet të vazhdojmë aty ku e filluam dhe të kemi një kthim të madh. Ne gjithmonë kemi synuar fitoren dhe këtë e kemi dëshmuar deri në minutën e fundit. Shpresoj se do të vazhdojmë kështu dhe do të arrijmë kualifikimin", ka theksuar Del Piero.
Buffon dhe Casillas me vota të barabarta
Nga një sondazh i realizuar për portierin më të mirë në botë kanë kryesuar Gianluigi Buffon dhe Iker Casillas. Votuesve u është dhënë mundësia të zgjedhin ndërmjet tetë portierëve aktualë nëpër klubet evropiane, ndërsa është kërkuar që ta zgjedhin më të mirin. Ashtu edhe siç pritej Gianluigi Buffon dhe Iker Casillas dominuan sondazhin, mirëpo ajo që nuk parashikohej ishte se ata kanë fituar përqindje të ngjashme votash nga afër 30%. Në vendin e tretë është renditur portieri i Chelseat, Petr Czech, i ndjekur nga Pepe Reina dhe Julio Cesar me nga 10% dhe 9%, respektivisht. I gjashti është renditur portieri i Manchës, Edwin van der Sar me 6% të votave. Ndërsa dy të fundit ishin Sebastien Frey dhe Gregory Coupet.
Buffon: Duhet ta mbështesim Ranierin
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, mendon se skuadra e tij duhet ta mbështesë Claudio Ranierin pas kritikave të rënda që i janë bërë nga mediat italiane për formën e dobët të Bianconerëve në ndeshjet e fundit. “Gjithçka është një lojë e madhe. Nëse nuk fiton atëherë kritikohesh, dhe nganjëherë kjo më bën të qesh”. “Mendoj se trajneri e di se çka po bën dhe ai ka mjaft eksperiencë dhe nuk do të ndikohet nga mediat. Në çdo rast, ne duhet ta mbështesim atë dhe të mbajmë anën e tij drejt fitoreve”, ka përfunduar njëri nga portierët më të mirë në botë.
Prandelli opsion për Juventusin
Mediat italine kanë shkruar sot se trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është nën presion të lartë pas rezultateve jo të mira javëve të fundit, dhe Zonja e Vjetër është duke analizuar disa opsione për zëvendësimin e tij. Sipas Tuttosport, ndeshja me Palermon është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Ranierit, i cili do të duhet të kërkojë fitore të patjetërsueshme. Një rezultat negativ nga kjo ndeshje, do t’i nxisë bardhezinjtë të kërkojnë zëvendësimin e Ranierit. Si një zgjidhje e përkohshme përmendet emri i ish-mbrojtësit Ciro Ferrara. Megjithatë Juventus duket se është i kthyer kah Cesare Prandelli, të cilin e sheh si zgjidhje për të ardhmen. Trajneri i Fiorentinës ka kualitete të shkëlqyeshme dhe është një prej trajnerëve më të mirë në Itali. Edhe pas renditjes në vendin e katërt gjatë sezonit të kaluar, dhe pjesëmarrjes së sivjetme në Ligën e Kampionëve, gjërat këtë vit nuk shkojnë si duhet për Fiorentinën, që mund të nxitë edhe largimin e Prandellit.
Del Piero: Tash vjen Real Madrid
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, tashmë ka harruar ndeshjen me BATE Borisov dhe është kthyer kah derbi i madh ndaj Real Madridit.“Rruga në Ligën e Kampionëve është e gjatë dhe tash ne presim ndeshje të dyfishtë ndaj Real Madridit, së pari në shtëpi, pastaj në udhëtim”, ka thënë Del Piero. “E dinim se do të ishte vështirë në udhëtim tek BATE, luftuam vetëm për barazim, por ka kohë për punë dhe përmirësim. Në ndeshjen me BATE treguam përgjigje të mirë dhe u rikthyem në lojë pas dy golave të pësuar”, shton legjenda e bardhezinjve.
Iaquinta: Dua të luaj më shumë!
Sulmuesi bardhezi, autor i dy golave që përmbysën disavantazhin në Borisov, kërkon më shumë besim nga trajneri Ranieri “Do të ishte më mirë që një talenti si Giovinco t’i jepej hapësirë. Me të në fushë ne sulmuesit e kemi më të lehtë për të shënuar” Të harrohesh në pankinë, të humbësh besimin e trajnerit, edhe pse për pak ditë, dhe më pas, në mënyrë të çuditshme, të thërritesh në një mision të vështirë, gati të pamundur, për të shpëtuar ekipin tënd nga “fundosja” në një mbrëmje të ftohtë të Champions League. Ky është filmi i të martës për Vincenzo Iaquintan, por edhe për talentin e vogël Sebastian Giovinco. Shtatshkurtri, i thërritur ndryshe “milingona”, bën rolin e “asist man”, pra atij që furnizon topa “të artë”, ndërsa tjetri rolin e bomberit, që shënon një “dopietë” vendimtare për të dalë me një pikë nga stadiumi i Bate Borsovit, në Bjellorusi. Në fakt, ishin këta të dy protagonistët bardhezi në një terren i cili do të jetë “fushbetejë” për shumë ekipe të tjera dhe që gjatë historisë ka parë një humbje tragjike të të madhit perandor të Francës, Napoleon Bonaparti, dhe trupës së tij, në lumin Benezina... Iaquinta dhe Giovinco nuk e lanë Juventusin që të mposhtej, por reaguan si dy kampionë të vërtetë. “E dinim se do të kishte qenë e vështirë, por jo që do të pësonim dy gola që në fillim të takimit. Këtë nuk e kishim parashikuar asnjëherë, por ja që në futboll ndodh edhe që të shpërqëndrohesh, që të vuash presionin e kundërshtarit dhe të befasohesh, sepse nuk e ke parashikuar një presing asfiksues të skuadrës që ke përballë”. Në këtë mënyrë shprehet autori i dy golave të shpëtimit nga disfata për “Zonjën e Vjetër”, ish bomberi i Udineses, Iaquinta, i cili 10 minuta nga fundi i la vendin e tij sulmuesit tjetër Amauri, që nuk dha fryte të mëtejshme. “Dëshira ime është që të luaj gjithmonë dhe të jap më të mirën për ekipin, por këtë e di trajneri. Pankina nuk i pëlqen askujt, por në një skuadër të madhe je i detyruar t’i përgjigjesh kërkesave dhe zgjedhjeve të teknikut. “Dopieta”? Jam shumë i lumtur që e realizova, por më pak i kënaqur, sepse nuk fituam. Giovinco? Ky nuk është vetëm një mendimi im personal apo një këshillë, por diçka që është konfirmuar në fushë: prania e tij na lehtëson shumë ne sulmuesve, sepsse jo vetëm që na shërben pasime të shkëlqyer, por na ndihmon shumë edhe me lëvizjet e tij. Eshtë një talent dhe kjo nuk vendoset në diskutim. Do të ishte më mirë që ai të luante më shumë...”.
Recoba: Më deshti Juventusi por zgjodha Interin
Ish-sulmuesi i Interit, Alvaro Recoba, ka zbuluar se Juventusi kishte dashur të nënshkruajë me të, por ai vendosi të kalojë tek nerazurët.Lojtari i kombëtares së Uruguait iu bashkua Interit nga Nacional në vitin 1997 dhe shpejt u rendit si një prej talentëve më premtues në Serie A, duke kaluar 11 vite në këtë ligë. Pasi që kalonte kohën më të madhe në stol dhe pas huazimeve në Venezia dhe Torino, Recoba vendosi të kalojë tek ekipi grek Panionios. “Kur luaja në Uruguai kisha dy oferta. Një nga Interi dhe një tjetër erdhi nga Juventusi. Unë vendosa të kaloj në Inter pasi që në atë kohë Juve kishte shumë kampionë që luanin për të dhe mendova se do të kisha më pak raste të luaj. Një javë më vonë, Inter nënshkroi edhe me Ronaldon...”, kujton Recoba.
Paris St Germen synon juventinin Zebina
Klubi francez kërkon mbrojtësin, që i skadon kontrata më 2011-n. Pas Makeleles dhe Giulys, Paris St Germen synon të marrë edhe juventinin Jonathan Zebina. Presidenti i klubit francez, Sharl Vilnëv, ka prej kohësh në mendje të ndërtojë një superskuadër. Por më shumë se një gjë e tillë, duket një formacion me shumë veteranë, që dikur kanë qenë protagonistë në fushën europiane. Për momentin, nuk ka asnjë ofertë zyrtare të ardhur te Juventusi. Janë më shumë se çdo gjë tjetër, zëra që qarkullojnë, por gjithsesi me një farë këmbëngulje. Në të vërtetë, aktualisht mbrojtësi i Ranierit është në “infermieri”, për shkak të një fryrjeje në Tendinën e Akilit. Për më shumë, nuk duket shumë e lehtë që mund t’u thotë lamtumirë menjëherë bardhezinjve, duke parë që e ka ritheksuar shpesh se kërkon ta mbyllë karrierën në Torino; gjithçka e konfirmon edhe kontrata e tij që skadon më 2001-n. Por, duke qenë se Zebina ka lindur në Paris, gjithçka mund të ndodhë. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar as aspekti teknik në skuadrën e Juves nuk do ta lejonte të luante si titullar mbrojtësin 30-vjeçar, pasi Ranieri është përqendruar te çeku Grygera. Megjithatë, francezi mund të përdoret edhe në role të tjera në repartin e mbrojtes, si një zgjedhje e vlefshme. PASARDHËSI I NEDVEDIT - Juventusi paska individualizuar pasardhësin e Pavel Nedvedit, por nuk do të jetë e lehtë të vijë në Torino. Emri i tij është Maidana; është 21 vjeç, argjentinas dhe luan në Rusi te Spartaku i Moskës. Lëvizja në merkato nuk do të jetë e lehtë, duke parë se Maidana ka një kontratë që e lidh me klubin rus deri më 2012-n, dhe që vlera e kartonit të tij shkon te rreth 12 milionë euro. Juventusi ka kohë që po kërkon një lojtar të aftë dhe të ri, në gjendje për të zëvendësuar “arushën” çeke, që me 36 vitet e tij mbi supe nuk mund të japë atë ndihmë që ka dhënë në vitet e fundit. Pikërisht, Maidana ka karakteristikat e Nedvedit, ndonëse do të jetë e vështirë të blihet, teksa klubet ruse paguajnë rroga të mëdha për talentet e kampionatit të tyre.
Iaquinta shpëton Juventusin nga turpërimi
Mendohej një ndeshje e lehtë për bardhezinjtë torinezë, por tekniku Claudio Ranieri kishte paralajmëruar për kujdes ndaj modestëve të Bate Borisovit, dhe sigurisht që në përfundim të 90 minutave është vërtetuar drejtë frika e tij. Juventusi merr një pikë, e cila për mënyrën se si rrodhi ndeshja, mund të jetë e barasvlefshme me një fitore. Surpriza e këtij edicioni, Bate Borisov, kalon menjëherë në avantazh të dy golave ndaj “Zonjës së Vjetër” me anë të Krivets në minutën e 17-të dhe Stashevich në të 23-n. Mirëpo, reagimi i bardhezinjve nuk vonon dhe vetëm pas pesë minutash, Vincenzo Iaquinta ngushton diferencën në 2-1, me një goditje me kokë nga brenda zonës. Në sekondat e para të kohës shtesë të akorduar nga gjyqtari anglez, juventinët barazojnë në 2-2 rezultatin, me të njëjtin protagonist, Vincenzo Iaquinta. Torinezët shkojnë më të qetë drejt dhomave të zhveshjes, me bindjen se mund të ndryshonin disi fatin e takimit në 45 minutat e mbetura, por asgjë nuk ndryshoi, pavarësisht tentativave të kota të djemve të Claudio Ranierit. Juventusi tashmë renditet e dyta në grupin H, me 4 pikë, ndërkohë që ndeshjen e ardhshme do të presë në “Olimpicon” e Torinos kryesuesit e grupit, Realin e Madridit, një takim që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë nga bardhezinjtë.
Abonohu te:
Postimet (Atom)

