e mërkurë, 8 tetor 2008

“Merkatoja e gabuar çoi në krizë Juven”.

Ndonëse është shpallur si fajtori kryesor i penalizmit të Juventusit me zbritjen në Serinë B, pas skandalit të “Calciopolit”, Luciano Moggi, ishdrejtori i përgjithshëm i bardhezinjve nuk nguron të flasë për ish-skuadrën e tij. Aktualisht, “Zonja e Vjetër” po përjeton një krizë rezultatesh dhe si faktorin më të rëndësishëm të kësaj periudhe, Moxhi sheh merkaton e gabuar të zhvilluar gjatë kësaj vere nga pasardhësit e tij në shoqërinë torineze. “Edhe përpara se të fillonte ky sezon e kisha parashikuar se Roma nuk më bindte si rrjedhojë e një merkatoje të varfër. Për Juventusin, pavarësisht merkatos “milionere”, që për mua ishte krejtësisht e gabuar do më dukej shumë sikur djemtë e Claudio Ranieri të përsërisnin kampionatin e kaluar. Shumë shpreheshin të sigurt se, Juventusi do të konkurronte dhunshëm me Interin për fitimin e titullit kampion, ndërkohë që kanë kaluar vetëm gjashtë javë nga fillimi i sezonit dhe nga problemet e para, që lidhen me disa dëmtime, Juventusi nuk arrin të marrë dot as një barazim kundër Palermos. Humbja e javës së fundit ishte me të vërtetë vrasëse për të gjithë ambientin bardhezi, aq sa tashmë kjo skuadër përflitet të jetë në krizë, e cila nuk e dimë sesa do të zgjasë..”, shprehet në të përditshmen italiane “Tuttosport”, Luciano Moggi.

Nuk ka komente: