e mërkurë, 8 tetor 2008

Paolo Rossi: “Mellberg e Poulsen, lojtarë që nuk bëjnë diferencën”.

Ish-kampioni i botës në Botërorin e vitit 1982 dhe ish-sulmuesi i mirënjohur i Juventusit, Paolo Rossi, nuk është shumë i lumtur për startin sezonal të bardhezinjve të Claudio Ranierit. Kritikat ndaj ish-skuadrës së tij nuk kanë të bëjnë absolutisht me drejtimin e teknikut aktual të “Zonjës së Vjetër”, por me merkaton e dobët të kryer gjatë kësaj vere. Paolo Rossi jeni i habitur nga kriza që po përjeton Juventusi? Për të qenë i sinqertë, po, ndonëse e prisja diçka të tillë. Çfarë kërkoni të thoni me përgjigjen tuaj? Duke përjashtuar Amaurin, drejtuesit e Juventusit duhet të ishin përqendruar të kërkonin disa lojtarë me cilësi më të mira se sa blerjet e fundit. Lojtarë si Poulsen e Mellberg nuk bëjnë diferencën në fushë. Tifozët bardhezinj kërkojnë “kokën” e Ranierit... Jemi vetëm në javën e gjashtë të sezonit dhe nëse unë do të isha drejtues i një skuadre, nuk do të guxoja një zgjidhje të tillë. Sigurisht që Ranieri mund të ketë gabuar në ndonjë kërkesë për merkaton, por gjithsesi nuk mund t’i vihet faji vetëm atij sepse skuadra aktualisht nuk di të luajë futboll. Zakonisht kur ndodh zëvendësimi në pankinë, skuadra reagon, apo nuk është kështu? Nuk ndodh gjithmonë kështu. Nuk është njësoj të zëvendësosh një trajner që nga pozicioni aktual të shpjerë Juventusin në zonën UEFA, ndonëse në përfundim të sezonit mund të sezonit të fitojë edhe titullin. Unë kam besim se Ranieri ka eksperiencën e duhur për të menaxhuar situata të tilla. Çfarë i mungon kësaj skuadre? Disa kualitete më shumë në mesfushë. Ishte shumë pranë Van Der Vaartit dhe Xabi Alonsos, gabime që u kushtojnë shtrenjtë drejtuesve bardhezinj. Nëse do të ishit ju në krye të kësaj skuadre, a do të riktheheshit në merkato në muajin janar? Sigurisht. Grupit aktual juventin i shërbejnë të paktën 3 lojtarë të rëndësishëm. Duket se polemikat kanë pushtuar ambientin juventin. Si dilet nga një situatë e tillë? I takon shoqërisë ta zgjidhë një problem të tillë. Dhe në fund, një këshillë për Del Pieron? Si kapiten dhe simbol i Juventusit, duhet të ndihmojë Ranierin për të bashkuar sërish grupin.

Nuk ka komente: