e enjte, 2 tetor 2008

Prandelli opsion për Juventusin

Mediat italine kanë shkruar sot se trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është nën presion të lartë pas rezultateve jo të mira javëve të fundit, dhe Zonja e Vjetër është duke analizuar disa opsione për zëvendësimin e tij. Sipas Tuttosport, ndeshja me Palermon është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Ranierit, i cili do të duhet të kërkojë fitore të patjetërsueshme. Një rezultat negativ nga kjo ndeshje, do t’i nxisë bardhezinjtë të kërkojnë zëvendësimin e Ranierit. Si një zgjidhje e përkohshme përmendet emri i ish-mbrojtësit Ciro Ferrara. Megjithatë Juventus duket se është i kthyer kah Cesare Prandelli, të cilin e sheh si zgjidhje për të ardhmen. Trajneri i Fiorentinës ka kualitete të shkëlqyeshme dhe është një prej trajnerëve më të mirë në Itali. Edhe pas renditjes në vendin e katërt gjatë sezonit të kaluar, dhe pjesëmarrjes së sivjetme në Ligën e Kampionëve, gjërat këtë vit nuk shkojnë si duhet për Fiorentinën, që mund të nxitë edhe largimin e Prandellit.

Nuk ka komente: