e martë, 7 tetor 2008

Kriza e Juves: Reali, udhëkryqi i Ranierit

Pas humbjes 2-1 ndaj Palermos, bardhezinjtë përfundojnë në syrin e ciklonit. Nerva të ngritura në shtëpinë e Juves pas humbjes me Palermon, aq sa vetë Del Piero thërret grupin që të reagojë. Në fakt, kapiteni bardhezi ka lajmëruar se është koha për një mbledhje kokë më kokë mes stafit teknik, skuadrës dhe klubit, para se të shumohen objektivat sezonalë. Problemet e evidentuara në humbjen në Olimpico kundër palermitanëve janë të njëjtët të vërejtur edhe në javët e kaluara: Skuadra duket e shuar pas 6 javësh nga pikëpamja fizike dhe këtu vihet nën akuzë faza përgatitore, pasi për momentin janë gjithsej nëntë të dëmtuarit në shtëpinë bardhezi. Pa numëruar vështirësitë në krijimin e lojës, fryt edhe i një mesfushe të ndërtuar bashkë me blerjet e merkatos së fundit. Këto të fundit duken më shumë si shkatërruese se sa si njerëz që dinë të arsyetojnë, duke ndërtuar aksione goli. Dhe, si qershi mbi tortë, qëndron përplasja në dhomat e zhveshjes midis gardës së vjetër dhe teknikut, të ndodhur pas zhurmës së madhe të krijuar për shkak të rekordit negativ të pikëve, vetëm nëntë pas gjashtë javësh, për herë të parë që kur fitorja vlerësohet me tri pikë. Një miks shpërthyes për pankinën e Ranierit, edhe pse i konfirmuar gjithmonë në drejtimin e Juves nga presidentin Cobolli Gigli, por që mund të largohet nga detyra në rast se nuk do të arrijë të kualifikohet për në fazën e dytë të Champions League. Presidenti i bardhezinjve nuk e fsheh që Juventusi po kalon një periudhë të vështirë: "Që kur jam unë president, ka deklaruar numri një i bardhezinjve, ky është momenti më i vështirë nga pikëpamja teknike, edhe pse nuk mund ta harroj kurrë transfertën e Riminit, nga ku e kam filluar aventurën". Gigli e shikon si favor pushimin për impenjimet e kombëtares, i cili mund t‘i japë një dorë për të zgjidhur vështirësitë: "Do të marrim dhjetë ditë pushim, shpjegon ai, por të jetë e qartë që Ranieri nuk preket. Reali i Madridit do jetë deciziv për të ardhmen e trajnerit? Jo garë decizive, sepse nëse fitojmë, do të kualifikohemi". Kështu që vendimtare do të rezultojë sfida e dyfishtë me Realin e Madridit, ndeshja e parë e parashikuar më 21 tetor në Olimpico të Torinos. Përveç saj, sfida të rëndësishme do të jenë dhe ato të kampionatit, me Napolin, pasi pushimit, dhe derbi me Torinon. Zërat për një rokadë në pankinën e "Zonjës së Vjetër" njohin edhe kandidatët: flitet për Viallin ose Ferraran, në pritje të realizimit të ëndrrës Prandelli në sezonin tjetër, por edhe Donadoni ose Rijkaard. Por për momentin e lëmë të punojë Ranierin. Do të ketë mjaft probleme, por tekniku roman meriton të paktën pak respekt, për sa i përket asaj që ka demonstruar në sezonin e kaluar, kur e riktheu Juven në Evropë..

Nuk ka komente: