e premte, 3 tetor 2008

Amauri: Palermo? Nëse shënoj, nuk festoj!

Sulmuesi premton
Këtë herë nuk është e njëjta frazë banale. Midis Amaurit dhe Palermos ka qenë një lidhje e vërtetë dhe disa ndjenja mbeten përgjithmonë, edhe kur kilometrat që i ndajnë janë të shumta. Nga ana tjetër, ashtu siç këndonte edhe i madhi Modunjo, “largësia është si era, shuan zjarret e vogla, por ndez ato të mëdha… ato të mëdha”. Kështu që nuk habit, në prag të ndeshjes së bardhezinjve me Palermon, fraza e brazilianit që bën premtimin, për të cilin askush në Sicili nuk dyshonte: “Po shënova, nuk do të festoj!”. Një ndjenjë reciproke, duke parë se asnjë tifoz i Palermos nuk mund ta harrojë përkushtimin ndaj fanellës që ka treguar ai lojtar që mbulonte repartin e sulmit i vetëm. Ndër mbështetësit e Amaurit qëndron edhe presidenti Maurizio Zamparini, i cili kritikon klubin bardhezi për trajtimin që po i bën ish-lojtarit të tij: “E kam parë në Champions dhe më ka ardhur keq që ka luajtur vetëm pesë minuta. Me sa duket, te Juventusi ekzistojnë disa hierarki… Unë jam tifoz i tij, por nuk mund të jem i tillë kur ai luan kundër Palermos. As unë, as Ballardini nuk kemi fituar ndonjëherë në Torino, por mbase këtë herë tabuja do të thyhet…”.

Nuk ka komente: