e enjte, 2 tetor 2008

Del Piero mendon për dy sfidat me Realin

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ende nuk është në formën e tij më të mirë, por shpreson se së shpejti do të arrijë në nivelin e edicionit të kaluar. Ndonëse skuadra e tij nuk arriti të marrë më shumë se sa një barazim me Bate Borisovin, Del Piero shikon përpara në sfidën e ardhshme ndaj Real Madridit dhe beson te kualifimi në fazën e ardhshme. "Ndeshja kundër Bate Borisov ishte e vështirë dhe ne me mjaft mund arritëm të marrim një pikë. Megjithatë, rruga në Ligën e Kampionëve është ende e gjatë dhe tash duhet të shohim përpara në dy ndeshjet me Real Madridin, fillimisht në shtëpi e pastaj si mysafirë. Ka ardhur koha për t'u përmirësuar dhe duhet ta bëjmë këtë. Duhet të vazhdojmë aty ku e filluam dhe të kemi një kthim të madh. Ne gjithmonë kemi synuar fitoren dhe këtë e kemi dëshmuar deri në minutën e fundit. Shpresoj se do të vazhdojmë kështu dhe do të arrijmë kualifikimin", ka theksuar Del Piero.

Nuk ka komente: