e hënë, 6 tetor 2008

Ndeshja me Real Madrid vendimtare për Ranierin

Sipas medieve italiane, dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kampionëve, përballë Real Madridit, do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri. Juventusi filloi dobët sezonin e ri, pas të cilët janë edhe më të zëshme spekulimet për të ardhmen e trajnerit aktual, Claudio Ranieri. Humbja ndaj Palermos në fushë të vet, vetëm sa i shtoi edhe më shumë ato.Tuttosport ka publikuar sot se dy ndeshjet kundër Real Madridit të cilat pasojnë për Juventusin në Ligën e Kampionëve, do të vendosin fatin e ish-trajnerit të Chelseat.Sipas medieve italiane, drejtuesit e Juves tashmë kanë një listë të kandidatëve për të zëvendësuar Ranierin. Si të mundshëm janë Ciro Ferrara, Gianluca Vialli, Roberto Donadoni dhe Frank Rijkaard.Pas gjashtë javësh në Serie A, Juventusi gjendet në vendin e 11-të të tabelës, ndërsa jo aq mirë ka kaluar edhe në Ligën e Kampionëve, ku pas një fitoreje të vështirë ndaj Zenit St Petersbourgh, arriti të nxjerrë vetëm barazim në fushë të BATE Borisov.

Nuk ka komente: