e premte, 3 tetor 2008

Juve: Ranieri rrezikon, gati Ferrara

Tekniku i Juventusit rrezikon stolin, pas tri barazimeve zhgënjyese në kampionat dhe Champions.
Zërat janë të bujshme: Claudio Ranieri rrezikon vendin! Nëse largohet, është gati ta zëvendësojë Ciro Ferrara. Tri barazimet radhazi të Juves (Catania, Sampdoria, Bate Borisov) e kanë vënë në rrezik stolin e teknikut roman. Claudio Ranieri, për momentin, është një trajner i kontestuar e i kontestueshëm. Por mbase nuk ndodhet akoma në rrezik. Për dy arsye:
1) Rezultatet e Juventusit nuk janë aq alarmuese sa t’i vënë në rrezik objektivat e klubit, duke parë se në kampionat diferenca me vendin e parë është vetëm tri pikë (vetëm një larg Interit) dhe në Champions Ligë vendi i dytë duket i sigurt.
2) Nuk ka alternativa bindëse për të marrë drejtimin e ekipit, vetëm nëse i bihet shkurt: marrja e një trajneri të përkohshëm. Por nuk diskutohet se Ranieri ndodhet në një udhëkryq në aventurën e tij me bardhezinjtë: të dielën duhet të fitojë. Këtë herë nuk janë të rëndësishme vetëm tri pikët, por edhe mënyra e lojës. Nevojitet një fitore, që të mos ndiqet nga “nëse” dhe “por”; duhet një lojë totale e ekipit, si dhe duhen golat… Nëse do të vazhdonin njëri pas tjetrit rezultatet negative, do të bëhej i domosdoshëm një ndërrim në drejtimin e ekipit. Me kë? Zgjidhja është në shtëpi: Ciro Ferrara, që ka marrë diplomën në kursin special të zhvilluar në Koverçano, që është simbol fitues i Juventusit modern, i cili ka fituar një Botëror, si zëvendës i Lippit, që ka zemër, karakter dhe pëlqehet nga grupi. Me senatorët e Juves ka luajtur dhe ka kaluar ditët; do të ndiqej dhe do të ndihmohej, pa dyshim nga ata. Përndryshe? Pa punë ndodhet Roberto Donadoni, një ish-trajner i kombëtares. Për të Juventusi kishte menduar për të drejtuar në vitin e tmerrshëm të Serisë B, por, në momentin e fundit është preferuar Didier Deshamps.

REBUSI “GIOVINCO” - Një problem i bukur: ja ç’është për Ranierin Giovinco! I bukur, sepse më i vogli që ka në dispozicion po tregohet i çmueshëm midis të mëdhenjve. Në dy ndeshje ka dhënë tri pasime fituese dhe po aq që nuk janë përfunduar siç duhet. Krim, ta lësh në stol! Por Giovinco paraqet një problem, sepse është e komplikuar t’i gjesh një vend me këtë modul loje, midis shumë kampionëve. Në Minsk, për të mos hequr dorë nga asnjëri prej tyre, trajneri në fund i ka shkelur bindjet e tij, para së gjithash, ekuilibrin: 5 elementë ofensivë dhe vetëm një mesfushor shkatërrues në mes të fushës, vetëm që të hiqje dorë nga Marchisio, ishte më e thjeshtë? Apo nga ideja se kundër një ekipi bjellorus mund të bëheshin pa problem eksperimente? Vështirësia e zgjidhjes duket nga fakti se me Giovincon, pavarësisht paraqitjes së tij, Juventusi ka marrë dy barazime të rrezikshme, me Catanian në shtëpi dhe me Bate Borisov. Por nuk është ai shkaku i humbjes së ekuilibrit. Lojtari ka treguar se e meriton një vend në ekip. Po ku, në vend të kujt dhe me çfarë ndryshimi taktik? Një dhimbje koke që, ndër të tjera, komplikohet nga shtyrja e vazhdueshme e rinovimit të kontratës. Do të bëhet, sigurojnë palët, por që nuk janë kaq afër. Ajo e lojtarit, e mbështetur te paraqitja e tij, qëndron e vendosur në kërkesën e një milion eurove në sezon, ndërsa klubi ngulmon në një ofertë lineare ose, pak më të lartë se ajo e të rinjve të tjerë. Kjo nuk pëlqehet nga Giovinco, që po ndjek gjithmonë e më shumë rrugën e Balotellit dhe Giuseppe Rossit, edhe për shkak të një imazhi më komercial. Juvetusi dhe agjentët e lojtarit do të takohen sërish javën e ardhshme.

Nuk ka komente: