e mërkurë, 8 tetor 2008

Juve shënjestron Benitezin

Ndërsa Liverpooli ka ngecur me kontratën e Rafael Benitezit, shtypi anglez ka njoftuar se Juventusi e ka shënjestruar trajnerin spanjoll.Sipas “The Sun”, Juve e ka zgjedhur Benitezin si zëvendësuesin e përkryer për Claudio Ranierin. Bianconerët janë në një fazë të vështirë në sezonin e ri, pasi që kanë shënuar tre barazime radhazi dhe një humbje, ndërsa fajtori kryesor është konsideruar Ranieri i cili e ka vënë në rrezik stolin e tij. Ndërkohë, e ardhmja e Benitezit në Anfield është vënë në diskutim, pasi që Të Kuqtë ende nuk kanë ndërmarrë diçka për kontratën e tij, pavarësisht se drejtuesit e klubit kishin premtuar se kontrata e tij do të zgjatet. Kontrata e Benitez në Anfield është valide edhe 18 muaj, mirëpo menaxheri spanjoll dëshiron të ketë siguri për të ardhmen e tij, ndërkohë që largimi i Benitezit në drejtim të Torinos do të thoshte largimi i Xabi Alonsos, të cilin Zonja e Vjetër e ka kërkuar me ngulm.

Nuk ka komente: