e diel, 5 tetor 2008

Chiellini: Mos e fajësoni Ranierin dhe Del Pieron

Shtylla e mbrojtjes juventine, Giorgio Chiellini, mendon se drejtimi i gishtit kah Claudio Ranieri si fajtor kryesor për formën e dobët të Juves, nuk është e drejtë, dhe pohon se krejt skuadra e mbështet atë. “Raporti ynë me trajnerin është i shkëlqyeshëm. Jemi të gjithë në një barkë dhe po mundohemi të lëvizim në të njëjtin drejtim”. “Fatkeqësisht, nuk kemi arritur atë që kemi dashur në disa ndeshje, mirëpo askush nuk thotë se faji i takon trajnerit ose Alessandro Del Pieros”. “Dëshiroj t’i përkujtoj të gjithë se Del Piero është paraqitur mirë kundër BATE-s dhe të mos harrojmë tre pikët që na i siguroi kundër Zenitit”. “Problemi është se sezonin e kaluar jemi përqendruar vetëm në kampionat. Ndërsa këtë sezon luajmë çdo tre ditë, prandaj na duhet kohë që të adaptohemi”, ka përfunduar mbrojtësi italian.

Nuk ka komente: