e premte, 3 tetor 2008

Amauri: Nuk ka krizë

Sulmuesi i transferuar këtë sezon te Zonja e Vjetër ka pohuar se Bianconerët nuk janë në krizë. Juventusi ende nuk ka humbur këtë fillimsezoni, as brenda as jashtë, mirëpo kanë bërë disa paraqitje të dobëta duke barazuar në tri ndeshjet e fundit, përfshirë edhe barazimin turpërues ndaj BATE Borisov me rezultat 2-2. Mediat e kanë kritikuar shumë Juven duke pohuar se skuadra është në krizë, derisa Ranieri e rrezikon punën nëse nuk shënon fitore kundër Palermos këtë vikend. Megjithatë, Amauri, i cili ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Bardhezinjve deri më tani, ka mohuar të ketë krizë në skuadrën e tij. “Gjithçka është në rregull. Ne jemi në fillim të sezonit dhe nuk mund t’i kuptoj të gjitha këto që i thonë mediat për krizë”. “Secila skuadër kur luan kundër nesh e jep maksimumin e mundshëm, dhe kështu ndodhi edhe kundër BATE Borisovit. Ata avancuan 2-0, mirëpo ne treguam fuqinë tonë duke e barazuar rezultatin”, ka përfunduar braziliano-italiani.

Nuk ka komente: