e shtunë, 4 tetor 2008

Bufon: Duhet ta ndihmojmë Ranierin!

Nëse bardhezinjtë nuk e gjejnë fitoren edhe kundër Palermos, tekniku mund të rrezikojë stolin.
Pas një starti që kishte ndezur zemrat e tifozëve, Juventusi, edhe pse nuk ka asnjë humbje për këtë sezon, po bën disa paraqitje zhgënjyese dhe nuk po arrin të fitojë. Nesër në Torino do të paraqitet Palermo, por Xhixhi Bufon nuk dëshiron të dëgjojë për ndeshje vendimtare. “Më duket sikur po luaj lojën e pjesëve, nuk fiton një ndeshje dhe të nesërmen e di që do të lexosh titujt kritikues të gazetave, prandaj shpesh më vjen të qesh. Por është e drejtë, besoj se trajneri ynë është njeri me eksperiencë, nuk kushtëzohet lehtësisht. Por edhe ne duhet ta ndihmojmë, duke fituar. Mbi ndeshjen me Palermon: “Ka një dëshirë të madhe për këtë ndeshje, për t’u futur në fushë dhe për t’u treguar të gjithëve se jemi sërish ne. Ankthi për paraqitjen vjen kur nuk je mësuar me fitoren ose kur këto nuk ndodhin shpesh, por, kur e njeh rrugën që të çon drejt fitores, ky ankth nuk të vjen”. Kundër Palermos, ndeshje vendimtare? “Shikoni, jeni ju që më fusni në krizë. Nuk kisha menduar që kjo ndeshje të ishte kaq e rëndësishme. Ka të njëjtën rëndësi të takimeve të tjera, nuk po e pres me ndonjë presion të madh, por me qetësi dhe shumë respekt për kundërshtarin. Kaq është e gjitha!”

AMAURI: UNE NUK SHOH KRIZE - Pasi vjen nga barazimet me Katanian, Sampdorian dhe Bate Borisov, Juventusi nuk duket se po kalon ndonjë moment pozitiv. Bardhezinjtë duken larg formës optimale që kanë treguar në fillim të sezonit, por, sipas Amaurit, të flasësh për krizë është pa vend. Sulmuesi brazilian, që ka qenë nga më të mirët në fushë deri tani, është i bindur se më shumë se gjendja e ekipit janë faktorë të tjerë që fshihen pas kësaj periudhe, ku mungojnë fitoret: “Unë nuk shoh asnjë krizë. Sigurisht, duhet të përmirësohemi, por kjo nuk është e lehtë, duke parë se kundërshtarët kundër nesh luajnë gjithmonë në maksimum. Megjithatë, mendoj se do të kthehemi nga pushimi për kombëtaret shumë të karikuar, si dhe po pres me padurim sfidën kundër Realit”.

Sulmuesi
Juventusi kërkon holandezin Pieters
Vazhdon “udhëtimi holandez” i shefit të ri të zbuluesve të Juventusit, Renzo Castagnini. Midis objektivave të bardhezinjve nuk bën pjesë vetëm sulmuesi i Ajaksit, Klas Jan Huntelaar, dhe organizatori i Feyenordit, Liroi Fer, por edhe një mbrojtës i ri, Eric Pieters 20-vjeçar, që luan me PSV. Lojtari është larguar këtë vit nga Utrekti për 3 milionë euro. Kështu ka dalë një emër i ri në shtëpinë e Juves për mbrojtjen; pavarësisht nga mosha e re, Pieters ka 50 prezenca në Kampionatin Holandez dhe në vitin 2007 ka fituar me Holandën Kampionatin Europian Under 21.

Nuk ka komente: