e hënë, 6 tetor 2008

Del Piero: “Problemet duhen biseduar hapur”

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, kërkon gjithmonë t’i thotë gjërat ashtu siç janë dhe pas disfatës me Palermon nuk nguron të theksojë se Juventusi është zhytur në një krizë rezultatesh: “Është e kotë të themi që problemet në lojën tonë nuk ekzistojnë, pasi rezultatet flasin qartë. Gjithsesi, nëse fshihemi duke thënë se do të rikthehemi së shpejti, nuk e kalojmë lehtë këtë gjë. Një problem sqarohet hapur, trajner, staf teknik e lojtarë dhe bisedohet se cila është mënyra më e mirë për të lënë prapa këtë moment të vështirë. Është e vërtetë që kohët e fundit kemi pasur shumë mungesa, por edhe impenjimi ynë duket që nuk ka qenë maksimal. Shpresojmë që me këtë ndalesë të kampionatit, të kemi reflektuar mbi gabimet tona dhe të rikthehemi skuadra e fortë e këtij fillimsezoni”, shprehet kapiteni juventin.

Nuk ka komente: