e enjte, 2 tetor 2008

Recoba: Më deshti Juventusi por zgjodha Interin

Ish-sulmuesi i Interit, Alvaro Recoba, ka zbuluar se Juventusi kishte dashur të nënshkruajë me të, por ai vendosi të kalojë tek nerazurët.Lojtari i kombëtares së Uruguait iu bashkua Interit nga Nacional në vitin 1997 dhe shpejt u rendit si një prej talentëve më premtues në Serie A, duke kaluar 11 vite në këtë ligë. Pasi që kalonte kohën më të madhe në stol dhe pas huazimeve në Venezia dhe Torino, Recoba vendosi të kalojë tek ekipi grek Panionios. “Kur luaja në Uruguai kisha dy oferta. Një nga Interi dhe një tjetër erdhi nga Juventusi. Unë vendosa të kaloj në Inter pasi që në atë kohë Juve kishte shumë kampionë që luanin për të dhe mendova se do të kisha më pak raste të luaj. Një javë më vonë, Inter nënshkroi edhe me Ronaldon...”, kujton Recoba.

Nuk ka komente: