e premte, 3 tetor 2008

Ranieri probleme në mbrojtje

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, do të duhet të luajë pa mbrojtësit kryesorë të Zonjës së Vjetër në ndeshjen kundër Palermos. Juventusi është përballur me një numër të madh lëndimesh në këtë fillim sezoni, ndërsa tani zgjedhjet e Ranierit janë kufizuar edhe më shumë pasi Giorgio Chiellini është lënduar sërish në stërvitjet e të enjtes. Faqja zyrtare e Juves ka njoftuar se edhe Chiellini edhe Vincenzo Iaquinta, duhet të bëjnë disa teste për ta vlerësuar kondicionin e tyre për ndeshjen e fundjavës. Mbrojtësit Nicola Legrottaglie dhe Jonathan Zebina, mesfushori Cristiano Zanetti dhe sulmuesi David Trezeguet, të gjithë janë të lënduar, mirëpo një lajm i mirë është rikthimi i portierit, Gianluigi Buffon. Kjo do të thotë se Ranieri do të detyrohet në mbrojtje t’i inkuadrojë Olof Mellberg dhe Dario Knezevic.

Nuk ka komente: