e shtunë, 8 nëntor 2008

Juvja duhet të shesë Tiagon për të marrë Diegon

Mund të jetë Tiago çelësi i merkatos së bardhezinjve në janar. Përmirësimi i portugezit mund të jetë një burim i çmuar për të sjellë në arkat e klubit bardhezi paratë e nevojshme për të marrë Diegon nga Verder Bremeni. Kartoni i brazilianit kushton të paktën 22 milionë euro. Juvja mund të nxirrte rreth 10 milionë euro nga shitja e Tiagos dhe pjesën tjetër nga kualifikimi në Champions. Alternartiva është Galletti, argjentinasi i Olympiakosit, që ka luajtur edhe te Parma e Napoli.

Nuk ka komente: