e shtunë, 8 nëntor 2008

Lippi: Juvja vuan, por rilind gjithnjë!

Trajneri “axurr”, njohës i mirë i bardhezinjve, lavdëron ish-skuadrën e tij pas sukseseve të fundit.

Del Piero, që bën për vete “Bernabeun”, është akoma në sytë e Marcello Lippit. “Një tjetër perlë, mes më të bukurave të karrierës së tij të mrekullueshme. Ç’mund të shtoj për Alen?” - nënvizon Lippi, për të mos marrë më pyetje mbi juveninin. Del Piero do të qëndrojë për pak kohë jashtë kombëtares; jo se është jashtë “lojërave”, por në “Afrikë e Jugut 2010″ do të jetë 36 vjeç. Bollëku i sulmuesve të dyta (Iaquinta, Di Natale, Giuseppe Rosi, Quagliarela, Cassano…) e detyron Lippin të bëjë eksperimente. Për më shumë, “për Alen dihet gjithçka”. DY ÇMIME - Lipi flet nga një tarracë që shikon gjithë Bergamon. Çmime fiton nga një çdo ditë, por ky i fundit është special: e merr në qytetin ku me Atalantën nisi karrierën e tij në Serinë A, njëkohësisht me mikun e tij Enrico Castelazi, i çmuar për aktivitetin e tij mjekësor me “axurrët”. ÇFARË JUVEJE - Sekreti i bardhezinjve është brenda, në mjedis, sipas Lipit. “Juvja mund të vuajë, luftojë, të pësojë zhgënjime, por e merr veten gjithnjë. Ka diçka te grupi, stafi, klubi, te lojtarët, që gjetkë nuk ekziston. Nuk është vetëm çështje karakteri ose teknike, atë mund ta kenë të gjithë. Momenti i vështirë duket se ka kaluar, por nuk duhet ulur përqendrimi.”

Nuk ka komente: