e premte, 7 nëntor 2008

Juvja interesohet per Joaquin dhe Rakitic

Mediat italiane transmetojne se skuadra e Juventusit po mundohet te angazhoje yllin e Valencias dhe te Schalkes, Joaquin dhe Rakitic. Sipas gazetes ditore italiane Gazzetta dello Sport drejtesia e Juventusit kane shfrytezuar gostine ne Spanje per te arrdhur ne kontakt me skuadren e Valencias rreth mundesise per angazhimin e Joaquin. Anesori i talentuar kete sezone nuk fitoi kontrate te re me te mire sikur edhe yjet tjera te Valencias, David Villa dhe David Silva. Por ai edhe me tej ka per t'i punuar edhe kater vite ndersa ne kontraten e tij ka klauzole prej 40 milione euro. Revista thekson se prapseprape drejtuesit e Los Che jane te pergatitur te lirohen nga anesori i tyre per nje cmim me te ulet per shkak te krizes financiare. Tuttosport zbulon se agjentet e Zonjes se Vjeter ishin te pranishem edhe ne tribunat e ndeshjes ndermjet Racing Santander dhe Shalke 04 dhe kane ndjekur reprezenuesin e kombetares kroate, Ivan Rakitic. Interesi per kroatin eshte prej me heret dhe Ranieri eshte nje adhurues i 20 vjecarit per arsye se ai mund te gjindet ne disa pozicione te mesfushes. Marreveshja e Rakiticit me skuadren gjermane perfundon ne vitin 2011, mirepo Juventus do te kete konkurrence te madhe per sherbimet e tij, pasi qe per lojtarin te interesuar jane edhe Interi, te cilet gjithashtu nje kohe te gjate ndjekin Rakiticin.

Nuk ka komente: