e premte, 7 nëntor 2008
Lapo Elkann: Alessandro, një ‘superhero’ në Madrid
Del Piero ishte më shumë se një lojtar në fushë, fjala më e saktë do të ishte superhero”. Në Madrid, kapiteni ynë më shumë se “Mbreti i Spanjës” ishte një ‘Princ italian’”. Lapo Elkann, trashëgimtari, së bashku me vëllanë e tij, John, të skuadrës së Juventusit ka duartrokitur paraqitjen e Alesandro Del Pieros, protagonisti kryesor në Ligën e Kampionëve. “Fitorja e Juventusit në “Bernabeu” më nderon të qenit juventin, por mbi të gjitha më lumturon fakti që tashmë lojtarët, ashtu si edhe trajneri ynë, i janë rikthyer qetësisë, pas një momenti shumë të vështirë. Jam i bindur se tani suksesi ndaj Realit do të na shërbejë shumë moralisht për vazhdimin e kampionatit, por edhe në aventurën evropiane”, shprehet padroni i skuadrës bardhezi, Lapo Elkann.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment