e diel, 12 tetor 2008

Barca cakton çmimin për Toure

Barcelona ka caktuar çmimin prej 10 milionë eurosh për mesfushorin Yaya Toure, ndërkaq Juventus është në vendin e parë për ta rrëmbyer ‘shkatërruesin’ nga Bregu i Fildishtë. Toure nuk ndjehet mirë te Barcelona dhe raportet e tij me trajnerin Josep Guardiola janë përkeqësuar, kështu që ka kërkuar të largohet nga Camp Nou, kur të hapet afati kalimtar. Gazeta torineze, “Tuttosport”, sot ka njoftuar se udhëheqësit e Barcës kanë vendosur ta lejojnë largimin e Toures nëse ndonjë skuadër paguan 10 milionë euro. Këtë javë është spekuluar se Zonja e Vjetër tanimë ka kontaktuar me agjentin e mesfushorit duke i ofruar një pagë vjetore prej katër milionë eurosh.

Nuk ka komente: