e diel, 12 tetor 2008

Buffon dhe Kaka në janar te City?


Gianluigi Buffon dhe Kaka janë emrat kryesorë në listën e pasanikëve të Manchester Cityt për t’u transferuar në janar. Mediat britanike njoftojnë se portieri i Juves dhe plejmejkeri i Milanit janë kërkesat më të reja të trajnerit Mark Hughes. Mësohet se menaxherit të ‘Sky Blues’ i janë dorëzuar 100 milionë funte për të investuar në afatin kalimtar të janarit për përforcimin e skuadrës. Gazeta “News of the World” shkruan se një shumë prej 25 milionë funtesh do ta rrëmbente Buffonin nga Zonja e Vjetër, ndërkohë që Kaka vlen sa dyfishi i kësaj vlere për t’u larguar nga Milani. Bufon dhe Kaka janë vetëm dy emra në listën e gjatë të Cityt, ku përfshihen emra, si Thierry Henry, Antonio Cassano, Cesc Fabregas, Fernando Torres dhe Cristiano Ronaldo.

Nuk ka komente: