e premte, 10 tetor 2008

Amauri, i sigurt për reagimin e Juventusit

Amauri vazhdon të mos e pranojë të ashtuquajturën “krizë” të Juventusit. “Kjo krizë nuk është aq e rëndë sa ç’duket nga jashtë, – shprehet ai. – Nuk është një moment nga më të mirët. Nëse duam ta shikojmë këtë gjë nga një tjetër aspekt, ka shumë skuadra të tjera që duan të fitojnë titullin dhe nuk më duket se janë në formë shumë të mirë... Kemi lojtarë me shumë eksperiencë dhe do ta kalojmë shumë shpejt këtë gjë. Jemi të bashkuar, një grup i fortë, gjërat që vijnë nga jashtë mbeten jashtë, ne vazhdojmë të punojmë me qetësi. Nuk është e vërtetë që ne vrapojmë pak, por kur kundërshtarët na qepen të gjithë nga pas, nuk është e thjeshtë të luash. Kur luajnë kundër nesh, skuadrat transformohen, e them nga eksperienca ime. Japin gjithmonë më të mirën e tyre. Ndoshta nuk është dita më e mirë për ne dhe na ndodh ajo që ndodhi me Palermon. Mund t’ju siguroj se nuk ekziston asnjë thyerje në skuadrën tonë. Kampionët që fituan gjithçka dhe kaluan në Serinë B na kanë mësuar si të bëhemi lojtarë të Juves. Ata janë me të vërtetë lojtarë të Juves. Janë kampionë bote dhe rrinë në pankinë për të parë si luan Giovinco, madje bëjnë edhe tifozllëk i ka treguar se është i fortë dhe që ka një të ardhme shumë të mirë”, deklaron lojtari brazilian i Juventusit.për të. A

Nuk ka komente: