e premte, 10 tetor 2008

Claudio Ranieri: Lojtarët më mbështesin

Claudio Ranieri duket më i qetë pas mbledhjes së asamblesë së shoqërisë bardhezi, e cila ka konfirmuar besimin e saj të plotë në drejtim të trajnerit. Një gjë e tillë ka qetësuar disi situatën në Torino dhe tashmë Ranieri është i sigurt se së bashku me lojtarët e tij do ta kalojnë këtë krizë, pse jo që në sfidën e ardhshme kundër Napolit: “Nuk jam aspak i shqetësuar, pasi e gjithë skuadra është më e bashkuar se kurrë dhe jemi të bindur se do të kalojmë këtë moment negativ. Këtë sezon e kemi filluar me hapin e duhur dhe besojmë se më të njëjtin hap do të vazhdojmë nga ndeshja e ardhshme e kampionatit. Zgjedhjet e merkatos? Kam besim të plotë te lojtarët e mi, mbi të gjitha tek ata që kanë mbërritur në merkaton e verës. Mesfusha jonë ka shpenzuar shumë, pasi Sissoko e Poulsen kanë luajtur mjaft ndeshje, por pas kësaj pauze, do të kemi rikuperuar forcat”.

Nuk ka komente: