e premte, 10 tetor 2008

Montolivo: Kalimi te Juvja? Fantazi!

Cesare Prandelli te Juventusi sezonin e ardhshëm, bashkë me Ricardo Montolivon, është thjesht fantazi. Këtë e ka konfirmuar vetë mesfushori i Fiorentinës nga Koverçano, ku ndodhet me kombëtaren e Italisë. “Jam i bindur se trajneri ynë do të qëndrojë për shumë kohë edhe në vitet në vazhdim në drejtim të Fiorentinës. Këtë e do ai, por e do edhe klubi, - ka deklaruar Montolivo. - Trajneri është shumë i lidhur me Firencen dhe me njerëzit e këtij qyteti. Ja pse mendoj se këto janë thjesht fantazi.” Lojtari vjollcë është i bindur se historia midis Mutus dhe Romës është mbyllur përfundimisht verën e kaluar. “Në atë kohë kam folur personalisht me Mutunë. Eshtë bërë shumë zhurmë për asgjë. Ai nuk ka menduar kurrë të largohet nga Firence dhe nuk besoj se në janar Roma do ta kërkojë përsëri.”

Nuk ka komente: