e diel, 12 tetor 2008

Amauri: Jemi të bashkuar, nuk ka krizë

Braziliani ka mohuar krizën e Juventusit dhe konfirmon se synon kampionatin dhe Championsin Amauri “zjarrfikësi” bardhezi! “Kriza që po kalojmë nuk është aq e madhe sa duket, - thotë braziliani, duke i hedhur ujë zjarrit. - Nuk po kalojmë momente të mira, por ka edhe ekipe të tjera të mëdha, favorite për titull, që nuk po luajnë edhe aq mirë.” Ish- lojtari i Palermos hedh poshtë dhe zërat që flasin për tension brenda ekipit: “Kemi lojtarë me eksperiencë të madhe dhe jemi një grup shumë i bashkuar. Gjërat që vijnë nga jashtë mbeten jashtë, ne vazhdojmë punën tonë. Nuk është e vërtetë se nuk vrapojmë shumë, por kur kundërshtarët tanë mbyllen në mbrojtje, nuk është e lehtë të luash, - vazhdon Amauri. - Pastaj mund të ndodhë që të jesh në ditë të keq, dhe më pas vjen ajo që ndodhi me Palermon. Por mund t’ju siguroj se nuk ka asnjë përçarje brenda grupit. Kampionët që kanë fituar gjithçka, dhe më pas kanë luajtur në Serinë B, na japin shembullin se si duhet të sillesh për t’u bërë lojtar i denjë për Juven. Ata janë me të vërtetë lojtarë të Juventusit. Janë kampionë të botës, që ulen në stol për të parë në fushë Govincon dhe e mbështesin atë.” Pikërisht, Giovinco! Amauri e ka një mendim edhe për të. “Sebastiani ka treguar se është lojtar shumë i talentuar dhe do të ketë një të ardhme të madhe. Fati i tij është se mund të luajë si në krah, ashtu edhe si sulmues i dytë. Edhe në krahun e djathtë bën punë, ose pas dy sulmuesve.” Më pas, një shikim drejt objektivave të këtij sezoni. “Juvja synon të arrijë në Romë në finalen e Champios Ligës. Kemi mundësi dhe forcë për të zhvilluar një kampionat siç e duam ne. Mund të fitojmë, si Championsin edhe kampionatin, edhe falë golave të mi, por nuk po jua zbuloj se sa do të shënoj. Më parë thosha se do të shënoj më shumë se dhjetë, por nuk arrija asnjëherë. Këtë herë nuk flas.” E srdhmja fillon nga e kaluara, nga zgjedhja bardhezi: “Eshtë folur shumë edhe për Milanin, por ka qenë Juvja ajo që më ka dashur më shumë. Më kanë kërkuar që në janar, ka treguar se besonin shumë tek unë. Fanella e Juventusit është speciale, është fitore për mua, pas asaj që kam kaluar. Tani jam këtu. Duhet të tregoj se e meritoj, do të punoj siç po bëj tani”.
RANIERI I QETE - Nuk është vendi i përshtatshëm për të moshuarit, por disa stola janë bërë për të rinjtë, sepse brezi i vjetër ka gjëra të tjera për të bërë. Duhet të punoj, duhet të kthehet Juventusi, sa më shpejt të jetë e mundur. Atëherë do të luhet me Del Pieron dhe Nedved, që nga ndeshja e ardhshme kundër Napolit. Jo vetëm kaq! Pas 20 ditësh zgjidhet problemi në kofshë, Ranieri mund të mbështet edhe te Camoranesi. Nëse ju pëlqen, mund t’i quani edhe brez i vjetër. Janë ata që zemërohen, edhe kur barazojnë. Ata që kanë fituar Kupën e Botës, kanë luajtur dhe fituar në Serinë B. Kur janë rikthyer tek A-ja, kanë mbërthyer menjëherë një vend në Champions. Fillon prej tyre operacioni antikrizë. Kjo është ideja që ka dalë nga takimi i Ranierit me administratorin e përgjithshëm Blanc dhe drejtorin sportiv Secco. Një takim tjetër ishte bërë më parë midis Ranierit dhe Blanc. Një darkë pune, që ka zgjatur katër orë, për të folur “qetësisht” për problemet e klubit, si dhe për të deklaruar edhe njëherë se Juventusi do të vazhdojë përpara me të njëjtin trajner, askush nuk është kundra kësaj. Këtë e ka shpjeguar edhe vetë trajneri, duke thënë se “kisha folur me Buffonin dhe me dikë tjetër nga lojtarët me eksperiencë, para ndeshjes me Palermon, lidhur me faktin se kemi vënë re një rënie tensioni, dhe se mungonte ndihma reciproke; kjo na ka kushtuar kundër Palermos. Tani duhet të punojmë të gjithë bashkë për të mbështetur totalisht projektin e klubit. Do t’i kërkoj ekipit të vihet totalisht në dispozicion të këtij projekti, që bazohet te rritja e lojtarëve të rinj me ndihmën e kampionëve të mëdhenj”.

Nuk ka komente: