e enjte, 9 tetor 2008

Ranieri: Alonso eshte i ngadalshëm

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se ka hequr dore nga angazhimi i Xabi Alonsos, pasi qe spanjolli ka qene “tepër i ngadalshëm”.“Alonso ishte nje prej lojtareve te cilin e dëshironim. Por, edhe pse mendoj se eshte shume njerëzor dhe profesionist i shkelqyeshem, ai eshte nje lojtar qe me ka befasuar me lëvizjet e ngadalshme ne mesfushe”, ka thene Ranieri. “Ne mesfushën e Liverpoolit dhe lojën e Rafa Benitez te gjithe lojtaret janë ushtare te vegjël dhe ai gjendet mire ne ate pozicion. Por ne mesfushën tone ai do te kishte shume probleme, pasi qe anet tona (Nedved dhe Camoranesi) nuk kthehet prapa per t’i dhene përkrahje si ata te Liverpoolit”, shton trajneri italian.

Nuk ka komente: