e premte, 10 tetor 2008

Bardhezi deri në vitin 2013

Giovinco më në fund rinovon me “Zonjën”. Marrëveshja arrihet dhe më 17 tetor do të hidhet e zeza mbi të bardhën. Sebastian Giovinco do të qëndrojë te Juventusi deri në vitin 2013, për një shifër në rritje çdo vit, duke filluar nga 1 milion euro në sezon. Më në fund, është arritur një marrëveshje midis drejtorit sportiv Alessio Secco dhe agjentëve të lojtarit. Të gjithë të lumtur, edhe lojtari që dëshironte të qëndronte me bardhezinjtë. Juvja, që kishte nisur negociatat me oferta të ulëta, në fund vendosi të bëjë një sforco ekonomike, për të blinduar lojtarin që kërkohej nga Arsenali. Eshtë intersant vendi se ku është arritur mirëkuptimi i palëve. Gjithçka ndodhi në Venecia, në restorantin ku 9 vjet më parë u arrit marrëveshja për rinovimin e kontartës së Del Pieros, agjent i të cilit në atë kohë ishte Claudio Pasqualin, i njëjti që ka edhe Giovinco.

Nuk ka komente: