e shtunë, 11 korrik 2009

Juve i ofron rol teknik Nedvedit

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit çek Pavel Nedved një rol teknik në krah të trajnerit Ciro Ferrara. Presidenti i biankonerëve Giovanni Cobolli Gigli shpreson që Pavel Nedved do të rikthehet në klub në rolin teknik, derisa mesfushori ka vendosur të pensionohet. “Kam folur me Nedved shumë herë. Ai e di se dyert në Juventus janë të hapura për të. Ne i kemi lënë raportet e mira pas ndeshjes me Lazion”, ka thënë presidenti i Juves, Coboli Gigli. Së fundi u raportua se Interi i kishte ofruar lojtarit marrëveshje dyvjeçare, por duket Nedved më shumë do të preferojë stolin teknik te Juventusi.

Nuk ka komente: