e premte, 10 korrik 2009

Diego: Juventin që nga fëmijëria

Torino - Diego tashmë është bardhezi. Emocionet gjatë grumbullimit të ekipit juventin dukeshin qartë në fytyrën e brazilianit. “Që nga fëmijëria e kam dashur Juventusin. Jam një futbollist që i plotësoj kushtet të luajë në Juventus. Jam krenar që do të luajë me Del Pieron ai është një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave'' u shpreh Diego. Ai gjithashtu bëri të ditur se dëshira e tij është të luajë pas dy sulmuesve, njëri prej të cilëve sipas Diegos është i padiskutueshëm: Alex Del Piero.

Nuk ka komente: