e premte, 10 korrik 2009

Diego: Del Piero është gjeni

Përforcimi i ri i Juventusit, mesfushori brazilian Diego, ka shpjeguar se pse ka zgjedhur numrin 28 në fanellën e bardhezinjve, dhe ka shprehur po ashtu admirimin për kapitenin e ekipit. “28 është dita e lindjes time dhe dy shifrat që e bëjnë këtë janë 2 dhe 8, që japin 10, që është numri im favorit”, ka thënë ish-lojtari i Werder Bremenit. “Dëshiroja t’i bashkohem një klubi tradicional me një histori të gjatë, andaj e zgjodha Juventusin”, ka thënë më tej braziliani. Rreth punës me kapitenin Alessandro del Piero, Diego ka shtuar “Mendoj se do të kem privilegjin të luaj me një gjeni”.

Nuk ka komente: