e diel, 12 korrik 2009

Dunga: Diego dhe Melo do të sjellin trofe për Juven

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, e vlerëson si lëvizje të mirë të gjigantit italian të angazhojë Felipe Melo. "Mendoj se ai është lojtar i cili do të sjellë shumë trofe në skuadrën e Juventusit. Tashmë kanë dy lojtarë të shkëlqyer që kanë siguruar në afatin kalimtar. Përskaj Melos atje do të luajë edhe Diego. Çdonjëri nga ata është unikat në pozicionin e tyre, por Melo ka karakter të pabesueshëm. "Ai mund të diktojë tempon e lojës dhe çdoherë ka shikim të madh të saj. Ajo është përparësi e madhe në krahasim me të tjerët" - sqaroi përzgjedhësi i Kariokëve. Sipas mediave që vijnë nga Italia, skuadra e Juventusit do t'i paguajë Fiorentinës rreth 25 milionë euro për Melon, ndërsa transferi pritet të zyrtarizohet të hënën.

Nuk ka komente: