e enjte, 9 korrik 2009

Juvja angazhon Felipe Melon

Juvja edhe definitivisht ka mbyllur me sukses tratativat për angazhimin e Felipe Melos në radhët e saj. Lojtari sonte edhe zyrtarisht pritet të emërohet si përforcimi më i ri i bardhezinjve. Braziliani ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Zonjën e Vjetër, ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit. Kartoni i brazilianit Juventusit i kushtoi 25 milionë euro, ku Juvja do të paguajë 21 milionë euro si dhe 4 milionat e mbetura do t'i kompensojë me kalimin e Marco Marchionnit tek klubi Viola. Lojtari do të jetë përforcimi i tretë për bardhezinjtë e Torinos dhe padyshim se do të jetë një blerje shumë e rëndësishmë.

Nuk ka komente: