e premte, 10 korrik 2009

Tifozët vjollcë kontestojnë shitjen e Melos


Sigurisht që Felipe Melo nuk është Ricardo Kakà, por gjithsesi, tifozët vjollcë janë dukur shumë të lidhur me futbollistin brazilian. Për këtë arsye, pasditen e djeshme ata kanë zhvilluar një protestë, e cila ka qenë e shoqëruar me akuza kundër klubit, por mbi të gjitha kundrejt drejtorit sportiv, Pantaleo Corvino, ashtu sikurse me kërcënime: “Felipe Melo te Juventusi, zero abonime në stadium për sezonin e ardhshëm”. Gjithsesi, nga ana e saj, Fiorentina është e kënaqur me marrëveshjen e kryer, pasi kujtojmë që Corvino pagoi 8 milionë për ta marrë nga Almeria, ndërkohë që e shiti për 25 milionë euro, një fitim kolosal.

Nuk ka komente: