e mërkurë, 15 korrik 2009

Menaxheri i tij konfirmon: Juves nuk i intereson më Grosso

Deklarata e pak ditëve më parë e kryer nga drejtori sportiv i bardhezinjve, Alessio Secco, i ka dhënë fund mundësisë së transferimit të Fabio Grossos në radhët e Juventusit për sezonin e ardhshëm. Nëse lojtari dhe të interesuarit e tjerë të kësaj çështjeje shpresonin, pavarësisht komentit të Seccos, tashmë është edhe vetë menaxheri i mbrojtësit të Lyonit, Giuseppe Bozzo, ai që konfirmon perëndimin e kësaj marrëveshjeje: "Tani është e qartë që Fabio Grosso nuk u intereson më drejtuesve të Juventusit, ndonëse trajneri Ciro Ferrara vlerëson maksimalisht karakteristikat e klientit tim. Mbase nga ana tjetër është gjithashtu i vërtetë edhe fakti që Juventusi, duke pasur dy mbrojtës në krahun e majtë si Molinaro dhe një talent si De Ceglie, mbase mbërritja e Grossos do të ishte e tepërt. Por nga ana tjetër, ne nuk dëshpërohemi, sepse ofertat nuk na mungojnë. Napoli? Nuk më ka mbërritur një lajm i tillë, por për më shumë konfirmim pyesni drejtorin Marino", përfundon menaxheri i Grossos.

Nuk ka komente: